Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të mirë që aktualisht ka Përfaqësuesja e Kosovës.

Ashtu si Kosova, edhe klubi i Genkit është më fat që kanë një lojtar të tillë në përbërjen e tyre.


19-vjeçari shënoi gol të jashtëzakonshëm në miqësoren para-sezonale të Genkit ndaj Thes Sport.

Ylli nga Kosova hapi festivalin e golave në këtë takim, ai mori topin nga mesi i fushës dhe pasi arriti të driblojë pothuajse gjysmën e skuadrës kundërshtare shënoi në minutën e 22-të.

Pas kësaj skuadra e tij shënoi edhe katër herë tjera duke treguar se janë gati për një sezon të mirë.

Në sezonin e fundit Genki përfundoi në vendin e pestë në ligën elitare të futbollit belg. /Telegrafi/

telegrafi sport app