LAJMI I FUNDIT:

Zhduket e mitura në Vlorë, babai mes lotësh: Për herën e fundit është parë në një hotel në Lushnje

Zhduket e mitura në Vlorë, babai mes lotësh: Për herën e fundit është parë në një hotel në Lushnje

Një vajzë e mitur e moshës 14-vjeçare është larguar nga banesa e saj në Vlorë duke humbur kontaktet me familjarët tre ditë më parë.

Babai i saj në një deklaratë për mediat bën apel që të ndihmojnë në gjetjen e vajzës së tij.

Me lot në sy, ai thotë se për herë të fundit vajza është parë në një hotel në Lushnje ku është fiksuar nga kamerat e sigurisë.


Babai shprehet se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, por nuk di detaje të tjera për zhdukje e saj.

“Rreth orës 11 e gjysmë të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë.

Për momentin nuk di asgjë. Unë jam i çorientuar. Ka ikur para tre ditësh. Policia ka shpërndarë fotot por nuk kam asnjë të re.

Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet. Argita Liço, 14 vjeç. Kush ka informacion të kontaktojë në numrin 2020843. Nuk kemi pasur asnjë problem në familje.

Është hera e parë që më ndodh. Mbesa ime që ndodhet në Greqi, ajo m’i ka dhënë informacionet. Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 12 e gjysmë nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të”, thotë babai./abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Lajme
Kalo në kategori