Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup janë paraqitur si të humbur dy të mitur nga dy familje të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një i mitur ka humbur nga një shtëpi në rrugën ''25 maj'' dhe një i mitur ka humbur nga familja me shtëpi në rrugën ''Ranka Milanovqi''.


Ngjarjet kanë ndodhur para dy ditëve dhe prej atëherë familjet nuk i kanë parë 14 vjeçarin dhe 17 vjeçaren.

17 vjeçarja nga Shkupi është larguar me vetëdëshirë dhe është drejtuar në një drejtim të panjohur./Telegrafi/