LAJMI I FUNDIT:

Zharku zgjidh dilemën se i kujt ishte vendimi për ndaljen e trenit

Zharku zgjidh dilemën se i kujt ishte vendimi për ndaljen e trenit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka deklaruar se vendimi për ndaljen e trenit i cili ishte nisur nga Serbia në drejtim të Kosovës, është marrë në koordinim me institucionet e Kosovës, duke përfshirë presidentin e kryeministrin.

“Unë kam marrë vendim në bazë të kompetencave, kërkesa është ardhur nga Autoriteti i i Hekurudhave, unë kam kërkuar nga policia që të ndalet treni i cili ishte ilegal dhe nuk ka pasur licenca për të vepruar në Kosovë”, ka thënë Zharku.

Ministri Zharku këto komente i bëri sot në emisionin IMAZH, në Radio Televizionin e Kosovës.


Sipas tij, çështjet e ndjeshme nuk diskutohen në publik, pasi që në raste të tilla është dashur që të analizohet situata.

Ai tha se kërkesa ka qenë publike që të mos lejohet futja e trenit në Kosovë.

Zharku ka thënë se që nga paslufta ka qarkulluar treni humanitar nga Hani i Elezit në Leshak.

“Qeveria e Kosovës nuk ka ndërhyrë, pasi që ka vepruar nga koha e Ish-UNMIK-ut. Ai tren ndihmon në qarkullimin e udhëtarëve në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë ai.

Zharku ka thënë se problemi i veriut është në bisedime.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori