Zgjohet Ibrahim Tatlises

Lajme të mira po vijnë nga adresa e këngëtarit të mirënjohur turk Ibrahim Tatlises. Ai u zgjua pas gati një jave.
Një i afërm i tij tha se nuk ka asgjë për tu brengosur rreth shëndetit të tij.
“Nuk ka asgjë për t’u frikësuar, nuk është në koma. Ibrahimi u zgjua por doktorët në të tilla operacione mjekët preferojnë t’i lënë në gjumë pacientët e më pastaj t’i zgjojnë ngadalë. Pasi të përfundojë kjo procedurë shpresoj që gjithçka do të jetë në rregull, transmeton Takvim.
Të hënën e kaluar ai kishte kaluar një operacion shumë të vështirë në Amerikë. Operacioni kishte të bënte me intervenim në tru.
Nga
Telegrafi
16/03/2015
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























































