LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet serbe: Deklarata e Kurtit e Vuçiqit dhe reagimi i QUINT-it

Zgjedhjet serbe: Deklarata e Kurtit e Vuçiqit dhe reagimi i QUINT-it

Qeveria e Kosovës është shprehur e vendosur sa i përket mosmbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti të mërkurën në një konferencë për media, ka thënë se kanë marrë vendim për mosmbajtjen e tyre, pasi sipas tij, nuk ka marrëveshje paraprake ndërmjet dy qeverive e që është edhe parakusht për mbajtjen serbe në Kosovë.

Kurti në një konferencë për media, ka pohuar se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin se nuk ka pranuar që gjithçka rreth mbajtjes të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë të përmbyllet përbrenda një letre shkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës.


“Nuk do të thosha që Qeveria e Kosovës ka marr vendim për mos mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por nuk ka marrëveshje paraprake dhe se natyrisht paraqet kushtin për mbajtje të atyre zgjedhjeve e që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesës së tyre po kjo nuk ka ndodhur”, ka pohuar ai.

Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Kurti: BE-ja nuk ishte e lumtur që nuk pranova vetëm letër-shkëmbim mes zyrtarëve ndërlidhës
Lexo po ashtu Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, Kurti: BE-ja nuk ishte e lumtur që nuk pranova vetëm letër-shkëmbim mes zyrtarëve ndërlidhës

Pas refuzimit të Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës, kanë reaguar vendet e QUINT-it, të cilat përmes një komunikate të përbashkët për media kanë thënë se janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i.

Në reagim thuhej se, qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së shprehin keqardhje për mungesën e marrëveshjes për të mundësuar votimin e serbëve të Kosovës brenda Kosovës në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë.

“Ne e pranojmë se është e drejtë e Qeverisë së Kosovës që të vendos nëse do të lejojë apo jo lehtësimin e votimit në zgjedhjet e një vendi tjetër. Ndonëse e vlerësojmë disponueshmërinë e Serbisë për të gjetur një zgjidhje, me zhgënjim të madh marrim vendimin e Qeverisë së Kosovës për të refuzuar një propozim konstruktiv të paraqitur nga QUINT-i. Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës dështoi të demonstrojë përkushtimin e saj ndaj parimit të mbrojtjes së të drejtave civile dhe politike të të gjithë qytetarëve të saj, përfshirë edhe pjesëtarët e grupeve minoritare”, thuhet në reagim.

Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët
Lexo po ashtu Refuzimi i propozimit për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, vendet e QUINT-it me deklaratë të përbashkët

Mes tjerash, në reagim thuhej se një qëndrim i tillë i Qeverisë së Kosovës nuk është në përputhje me vlerat dhe parimet tona dhe do të cenojë aspiratat evropiane.

“Presim që Qeveria e Kosovës të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve të saj, të punojë për uljen e tensioneve dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo është thelbësore për të arritur progres drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit që përfundimisht do të zhbllokojë perspektivën e Kosovës në BE”, theksohet në komunikatë.

Për mos mbajtjen e zgjedhjeve, ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se dëshiron që të ruhet paqja në Kosovë dhe se do t’i ofrojë gjithmonë mbështetje popullit serb në Kosovë. Vuçiq ka pohuar se përfaqësuesit e QUINT-it i kanë thënë se kanë bërë maksimumin, por se nuk kanë arritur ta bindin Kurtin që të organizohen zgjedhjet serbe në Kosovë. Ai tha se po duan ta fusin Serbinë në konflikt duke thënë se “jemi shërbëtorë të rusëve, zbatues të urdhrave të tyre në Ballkan”.

“Do të luftojmë për të gjetur një lloj zgjidhjeje, por mendoj se do të jetë e vështirë të ndalojmë serbët që të largohen nga institucionet [e Kosovë] në të ardhmen”, tha presidenti, duke shtuar se komandantët e policisë dhe stacioneve ishin të pranishëm në bisedime të martën dhe se të gjithë donin të dilnin [braktisnin vendet e punës].

Vuçiq tha të martën në një konferencë shtypi se serbët e Kosovës do të votojnë në vendvotimet në komunat në Serbinë qendrore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe.

I rikthehet refuzimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, Vuçiq: Ambasadorët e QUINT-it thanë se bënë maksimumin, por nuk e bindën Kurtin
Lexo po ashtu I rikthehet refuzimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë, Vuçiq: Ambasadorët e QUINT-it thanë se bënë maksimumin, por nuk e bindën Kurtin

Ai tha se Kosova ka kërkuar që Qeveria e Serbisë t’i kërkojë drejtpërdrejtë Qeverisë së Kosovës që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare më 3 prill, gjegjësisht “që Serbia ta pranojë Kosovën”.

Presidenti i Serbisë shtoi se u ka kërkuar përfaqësuesve serbë të Kosovës që bisedimet të vazhdojnë më 8-9 prill. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori