Në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut sot në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre dy komunave të Kosovës.
Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, nën masat anit-Covid, sot do të kenë të drejt të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Telegrafi ju mban të informuar në kohë reale.
VV e Podujevës: Shoferi i kandidatit të LDK-së po bën presion ndaj votuesve
Dega e Vetëvendosjes në Podujevë po akuzon shoferin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nexhmi Rudari se po bën presion mbi votuesit.
Nëpërmjet një reagimi nga Vetëvendosja e Podujevës thuhet se Bekim Rudari që është shoferi i kandidati të LDK-së gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit.
Për këtë është publikuar dhe një video.
Vetëvnedosje u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj Bekim Rudarit dhe kujtdo tjeër që qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.
Reagimi i Vetëvendosjes në Podujevë:
Shoferi i Nexhmi Rudarit bën presion mbi votuesit
Në shkollën “Shaban Shala”, Bekim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve.
Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.
Qytetari fotografon votën dhe ia bashkëngjit letërnjoftimin
Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Gjatë votimit një qytetar i kësaj komune e ka fotografuar votën e tij.
Kjo sipas ligjit është e ndaluar.
Përpos që e ka fotografuar votën, i njëjti e ka bashkangjitur edhe letërnjoftimin.
Në garë për të parin e Podujevës janë:
Nexhmi Rudari, nga Lidhja Demokratike e Kosovës;
Shpejtim Bulliqi, nga Lëvizja Vetëvendosje; dhe
Naim Fetahu, nga Partia Demokratike e Kosovës.
Daka: Deri tani në Podujevë kanë votuar 29% e votuesve, në Mitrovicën e Veriut 30%
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka gjatë konferencës për medie ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe nuk ka ndonjë parregullsi dhe procesi i votimit sipas saj është duke u zhvilluar normalisht.
Sipas të dhënave të ekipeve nëpër qendrat e votimit, Daka ka njoftuar edhe për përqindjen e qytetarëve të cilët deri më tani kanë dalur për të votuar.
“Në Podujevë deri në ora 15:0, kanë votuar 29.76 për qind e votuesve, apo 2 mijë votues, nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm. Në zgjedhjet lokale të viti 2017, deri në të njëjtën orë, kishin votuar 26 mijë e 37 votues, apo 31 për qind. Në Komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar gjithsej 30.3 për qind e votuesve, apo 7 mijë e 62 votues, nga 23 mijë e 313 sa është numri. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë, kishin votuar 6 mijë e 275 votues, apo 29 për qind”, njoftoi Daka.
DnV: Zgjedhje të qeta dhe të rregullta në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Demokracia në Veprim (DnV), përmes ekipeve mobile, po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut duke mbuluar pjesën më të madhe të qendrave të votimit në këto dy komuna.
Përgjithësisht, DnV vlerëson se procesi i deritanishëm zgjedhor është zhvilluar pa incidente apo parregullsi që mund të cenojnë integritetin e këtij procesi. Dalja e votuesve në Komunën e Podujevës është deri më tani është në nivele të kënaqshme, marrë parasysh situatën me pandeminë si dhe trendet e daljes në zgjedhjet lokale të vitit 2017.
Ndërsa, në Mitrovicë të Veriut është raportuar për pjesëmarrje më të ulët në zgjedhje.
Prokurori i Shtetit: Personi që fotografoi votën në Podujevë u shoqërua në polici
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se një person që ka fotografuar votën në një qendër votimi në Podujevë është shoqëruar në Polici për tu intervistuar.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se menjëherë pas marrjes së informatës se një person ka fotografuar votën e tij në vendvotimin nr. 1824 E, në shkollën “Isa Boletini”, Prokurori i Shtetit, ka dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe që të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit, transmeton Telegrafi.
Qytetari fotografoi votën në Podujevë, ai jeton në diasporë
Një qytetar ka fotografuar votën e tij në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë – për këtë u shoqërua në Polici.
Drejtori i kësaj shkolle, Fehmi Zeqiri, ka dhënë detaje shtesë rreth këtij rasti teksa potencoi se procesi zgjedhor po shkon sipas planit të paraparë.
LVV dërgon ankesë në PZAP për Rakiqin, theu heshtjen zgjedhore
Në mëngjesin e sotëm, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pasi votimit për kryetar të komunës së Mitrovicës ka thyer heshtjen zgjedhore duke ftuar qytetarët që të votojnë kandidatin e Listës Serbe. E për këtë, Vetëvendosje ka dorëzuar ankesë në PZAP ndaj Rakiq.
Kështu ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq.
Ai në reagim ka shkruar se ata që i drejtohen Republikës së Kosovës me “Kosovo i Metohija” nuk mund të përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi.
PDK: LDK dhe VV po u bëjnë presion votuesve llapjanë gjatë procesit të votimit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po akuzon Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) se në zgjedhjet lokale për kryetar të Podujevës janë duke shkelur rregullat zgjedhore në qendrat e votimit.
Asamblisti i PDK-së në Podujevë, Rafet Llapashtica, tha se në qendra të votimit shihen vëzhgues me logo të LDK-së dhe numër të kandidatit, ndërsa ka akuzuar janë duke u përdorur edhe veturat zyrtare për të dërguar njerëzit për të votuar.
Voton Bulliqi i LVV: E dhashë votën për të ardhmen e qytetarëve të Podujevës
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi u ka bërë thirrje qytetarëve llapjanë të votojnë për një të ardhme më të mirë të tyre.
Pasi shfrytëzoi të drejtën e tij qytetare për votim, në shkollën “Ilir Konushevci”, fshati Llugë, Bulliqi kërkoi edhe dalje masive të qytetarëve në zgjedhjet e sotme.
Daka tregon përqindjen e daljes në zgjedhje deri në orën 11:00
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Podujevës dhe Mitrovicë të Veriut po zhvillohet normalisht dhe nuk ka të dhëna për parregullsi në procesin e deritashëm të votimit.
Daka ka thënë se duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal Zgjedhor, “në komunën e Podujevës deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%”.
LVV: Vëzhguesi mban maskë me numrin e kandidatit të LDK-së
Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka akuzuar një vëzhgues të LDK-së se ka mbajtur në maskë numrin e kandidatit për kryetar komune, Nexhmi Rudarit.
Nga LVV thonë se “Në shkollën Naim Frashëri të Podujevës, një vëzhgues nga radhët e LDK-së është parë duke mbajt maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari”.
Voton Naim Fetahu kandidati i PDK për Podujevë: Zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme sesa ato nacionale
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Podujevës, Naim Fetahu, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar për të parin e komunës së tyre.
Fetahu pasi që ka votuar në shkollën fillore “Esat Mekuli” në fshatin Dobratin, tha se zgjedhjet lokale janë më të rëndësishme sesa ato nacionale për qytetarët.
“Është një rast i veçantë e shpreh vullnetin e tyre qytetarët e komunës sonë. Zgjedhjet lokale janë të rëndësisë më të veçantë për qytetarët e komunës, sesa ato nacionale, sepse këto prekin drejtpërsëdrejti interesin qytetar të të gjitha kategorive, të rinjve, grave, burrave, pleqve, kategorive të dala nga lufta, biznesmenëve, ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në jetën e qytetarëve në punësimin, mirëqenien, shërbimet shëndetësore. Është rast i mirë që qytetarët e komunës tonë me votën e tyre të përcaktojnë njeriun që dëshirojnë t’i drejtojë komunën. Unë i ftoj të gjithë qytetarët pa dallim që të dalin në zgjedhje, të dëshmojnë një kulturë të jashtëzakonshme siç dinë me bë komuna jonë. Unë jam i sigurt që llapjanët dinë të votojnë, kemi dëshmuar edhe herave të tjera që jemi vërtetë të civilizuar”, tha ai.
Voton kandidati i PDK-së në Mitrovicën e Veriut: Presim zgjedhje demokratike me vlera evropiane
Tashmë edhe kandidati për të parin e Mitrovicës së Veriut nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Florent Azemi ka hedhur votën e tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po mbahen në këtë komunë.
Azemi pasi që hodhi votën e tij në qendrën e votimit në Lagjen e Boshnjakëve, thotë se e rëndësishme është që zgjedhjet të jenë të lira e demokratike dhe me vlera evropiane. Derisa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.
Voton Rudari i LDK-së, fton qytetarët të respektojnë masat anti-Covid
Kandidati për kryetar të Podujevës nga rradhët e LDK-së, Nexhmi Rudari, ka votuar në shkollën ‘Naim Frashëri’ në Podujevë.
Rudari, i cili shoqërohej nga dy nipat e tij të vegjël, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, por në të njejtën kohë që të respektojnë masat anti COVID-19.
LVV në Podujevë: Vëzhguesi ynë është ndaluar ta bëjë punën
Në Podujevë janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për të parin e kësaj komune.
Kur kanë kaluar gati tre orë prej që janë hapur edhe qendrat e votimit, Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë thotë se menaxheri i qendrës së votimit 1830 në Metehi ka ndaluar vëzhguesin e Vetëvendosjes që të kryejë detyrën e tij prej vëzhguesi.
Votimi në Podujevë me masat anti-Covid
Të gjitha qendrat e votimit në Komunën e Podujevës janë hapur në orën 7:00 dhe deri më tani gjithçka është duke shkuar në rregull.
Në këtë komunë janë 45 qendra të votimit me gjithsej 115 vendvotime. Të drejtë vote në këtë komunë kanë 87 mijë e 381 persona.
Kryetari i Komisionit Komunal zgjedhor, Islam Demolli, ka konfirmuar se të gjitha qendrat janë hapur në orën 07:00.
“Të gjitha qendrat e votimit që janë gjithsej 45 qendra të votimit dhe në 115 vendvotime sot në ora 7 kanë qenë të gjitha të hapura. Deri më tash nuk është asnjë problem, procesi është duke shkuar normal”, tha ai përmes telefonit.
Në orën 07:00 është hapur edhe qendra e votimit në shkollën e mesme ekonomike “Isa Boletini”, në komunën e Podujevës, në të cilën të drejtë vote kanë 14 mijë persona.
Voton Atiq i LVV në Mitrovicën e Veriut: Presim rezultate të mira
Tashmë ka votuar edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga radhët e Vetëvendosjes, Erden Atiq.
Atiq pas votimit për media tha se pret rezultate të mira.
Ndërkohë, që ai ka treguar se deri më tani procesi i votimit është duke shkuar mirë dhe se gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.
Rakiq ka thyer heshtjen zgjedhore, kërkon nga qytetarët ta votojnë kandidatin e Listës Serbe
Kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Mitrovicën e Veriut, i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie politike.
Me këtë rast kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, pasi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin sa më pasivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e këtij subjekti politik, Milan Radojeviq.
KQZ-ja njofton për procesin zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë, kërkon të respektohen masat mbrojtëse
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.
Zgjedhjet për kryetar të komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, hapen qendrat e votimit
Në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut sot në orën 07:00 janë hapur të gjitha qendrat e votimit, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të këtyre dy komunave komunës.
Qytetarët e komunës së veriut të Mitrovicës dhe Podujevës, nën masat anit-Covid, sot do të kenë të drejt të zgjedhin kryetarin e tyre, i cili do të ketë mandat deri në zgjedhjet e ardhshme komunale të vitit 2021.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit