LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet parlamentare 2025 – mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të partive politike nënshkruajnë Kodin e Sjelljes

Zgjedhjet parlamentare 2025 – mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësues të partive politike nënshkruajnë Kodin e Sjelljes

Mediat online dhe sociale, përfaqësues të partive politike të Kosovës, organizatave të shoqërisë civile dhe medias kanë nënshkruar të martën Kodin e Sjelljes, që ka për qëllim forcimin e integritetit të informacionit dhe rritjen e transparencës në diskursin publik gjatë zgjedhjeve.

Kodi i Sjelljes për mediat është përpiluar me qëllim të respektimit të parimeve të mosdiskriminimit, informimit të drejtë dhe të saktë, si dhe mbrojtjes së privatësisë, me qëllim që votuesit të kenë qasje në informacione të sakta, të verifikuara dhe të paanshme gjatë gjithë procesit zgjedhor dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dezinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes negative në rrjetet sociale.

Telegrafi është në mesin e mediave që ka nënshkruar Kodin e Sjelljes dhe si media online ka mision kryesor informimin e saktë të qytetarëve në kohë reale, duke ruajtur  epitetin e medias profesionale.


Pikat kryesore të Kodit të Sjelljes që kanë të bëjnë me mediat:

Do të respektojmë Kodin Etik të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës dhe ligjet në fuqi që ndërlidhen me mediat, zgjedhjet dhe fushën e informimit. 

Do të raportojmë dhe vlerësojmë korrektësinë faktike të reklamave politike dhe do t’i nxisim kolegët të jenë të vetëdijshëm për mesazhet e reklamave politike. 

Do të sigurojmë që reklamat, qëndrimet dhe mesazhet e përçuara gjatë fushatës të mos kenë përmbajtje negative si: gjuha e urrejtjes, lajmet e paverteta, keqinformimi, dhe gjuha shpifëse. 

Do të bëjmë kritikë objektive dhe konstruktive kundrejt kandidatëve dhe ekipeve të fushatës, partive politike, dhe fushatave politike. 

Do të kontrollojmë faktet dhe do t’u kushtojmë kujdes të duhur të gjitha informatave në fushatat politike. 

Do të sigurojmë cilësi redaktoriale që informatat e pasakta, të pavërteta, shpifëse dhe dashakeqe të mos publikohen. të mos lejojmë përdorimin e gjuhës diskriminuese, përfshirë gjuhën mizogjene, dhe të promovojmë barazi gjinore në të gjitha raportimet dhe përmbajtjet mediatike gjatë zgjedhjeve.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori