Ngjarjet që së voni kanë ndodhur në skenën politike në Kosovë, përfshirë zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të ri të Kosovës, si dhe mospajtimet e shpërfaqura ndërmjet tri partive opozitare – Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën – japin indikacione serioze se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, vlerësojnë analistët politikë.
Por, sipas tyre, zgjedhjet e parakohshme eventuale, së paku gjatë këtij viti, nuk do të ofrojnë ndonjë zgjidhje për dalje nga kriza politike në vend.
Politologu Behlul Beqaj thotë për Radion Evropa e Lirë se shkuarja në zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti do të përcillej me shumë tensione, për shkak se, sipas tij, tashmë ekziston mosbesim ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë, por edhe ndërmjet vetë partnerëve të koalicionit.
Ilir Ibrahimi vlerëson se partive politike, në përgjithësi, nuk u konvenon shkuarja në zgjedhje të parakohshme, të paktën jo gjatë këtij viti.
“Kemi një kryetar të ri, në ardhje, në Partinë Demokratike të Kosovës (Kadri Veseli) dhe nuk besoj që kësaj partie i konvenojnë zgjedhjet, të paktën derisa të konsolidohet Veseli. Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tani udhëheq me qeverinë në koalicion me PDK-në, nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’i treguar elektoratit, në mënyrë që të kërkojë zgjedhje”, thotë Ibrahimi.
Por, çfarë në qoftë se partitë politike vendosin të shkojnë në zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti?
Beqaj thotë se edhe nëse epilogu i mundshëm i këtyre zgjedhjeve do të ishte fitorja e opozitës, kjo nuk nënkupton se situata do të qetësohet, “për faktin se pushteti i tanishëm, nëse kalon në opozitë, ka mjaft arsye ta imitojë opozitën e sotme në kuptimin e formës dhe mënyrës së shfaqjes së pakënaqësisë karshi pushtetit të ardhshëm”.
“Nëse opozita e sotme do të bëhej fituese në zgjedhjet eventuale, nuk eliminohen shkaqet, pra, Asociacioni (i komunave me shumicë serbe) dhe Demarkacioni (i kufirit me Malin e Zi), të cilat kanë shërbyer si arsye për të ardhur te zgjedhjet. Asgjë nuk po ndryshon, as çështja e programeve , as çështja e ideologjive, as edhe e akterëve, të cilët vetëm se do ta kenë një fazë të re, ku do të përpëliten rreth qëllimeve, të cilat kanë qenë”, shprehet Beqaj.
Sipas Ibrahimit, edhe në rast se shkohet sivjet në zgjedhje të parakohshme, nuk do të ketë ndryshim të madh në marrjen e votave nga çdo parti politike. Por, Ibrahimi thotë se mund të ketë ndryshim të koalicioneve.
“Ndoshta, (Behxhet) Pacolli mund ta kalojë pragun. Kjo do ta mundësojë formimin e ndonjë koalicioni tjetër, ndoshta PDK-AAK dhe ndonjë parti tjetër, ose LDK- AAK, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve”, thotë Ibrahimi.
Shkuarja në zgjedhje të parakohshme ka qenë kërkesë e tri partive opozitare tash e disa muaj. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ditë më parë ka theksuar se me qëllim të daljes së vendit nga kriza politike, do të bëjë “një ftesë të veçantë dhe shumë serioze për opozitën”, ku nuk është përjashtuar as mundësia e zgjedhjeve të parakohshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës