Situata në katër komunat në veri të Kosovës, vazhdon të jetë brishtë. Si rrjedhojë e tensioneve të fundit që u krijuan në këtë pjesë, ndërkombëtarët kanë shtuar presionet tek të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për shtensionim të situatës.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paraqiten tri kërkesa për shtensionim të situatës, gjatë takimit që kishin me kryeministrin Albin Kurti.
Qetësimi i situatës në veri të Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe kthimi në dialog ishin tri kërkesat e tyre.
E për caktimin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në komunat veriore, janë disa procedura që parashihen me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Në nenin 71 të këtij Ligji ku flitet për Largimin e kryetarit shkruan: “72.1 Qytetarët e komunës mund të ndërmarrin iniciativë për largimin e kryetarit të komunës. 72.2 Kërkesa e tillë duhet të nënshkruhet nga njëzet (20) përqind e votueseve të regjistruar dhe i dorëzohet kryesuesit të kuvendit të komunës, i cili e paraqet çështjen në institucionin përkatës për administrimin e votimit. 72.3 Nëse shumica e votueseve të regjistruar votojnë për largimin e kryetarit, zgjedhjet e reja për kryetar duhet të bëhen në pajtim me Ligjin mbi zgjedhjet”.
Edhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dje ka përmendur dy procedurat për shpalljen e zgjedhjeve të reja.
“Dihen procedurat, njëra me dorëheqje, njëra me nënshkrime të listës së votuesve, dhe dorëzimi dhe shqyrtimi nga MAPL, dhe vendosja për datën, në cilëndo formë mbetet të shihet, por duhet të jetë me forma demokratike të parapara me ligj, dhe jo në mënyrën si e kishim shpërfaqjen e mospranimin kinse nga thuhej nga komuniteti serb, pamë çka ndodhi me veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it nga grupe kriminale ”, ka thënë ajo.
Që nga 26 maji 2023, serbët në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq po vazhdojnë protestën e tyre . Ata po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.
Zgjedhjet e parakohshme lokale u mbajtën më 23 prill 2023 në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, por u bojkotuan në masë të madhe nga komuniteti serb. Pjesëmarrja, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ishte pak më shumë se 3 për qind. Partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, kishte bërë thirrje për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit