LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhja e Vuçiqit president i Serbisë nuk ndryshon asgjë në raport me Kosovën

Zgjedhja e Vuçiqit president i Serbisë nuk ndryshon asgjë në raport me Kosovën

Bashkëpunimi rajonal është një prej temave të rëndësishme në secilën diplomaci sot, sidomos në Ballkanin Perëndimor.

“Në rrugën tonë drejt integrimit në Evropë, indikatorët drejt pjekjes sonë drejt BE do të bëhet duke matur bashkëpunimin rajonal”, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj.

Ai ka thënë se ë disa aspekte ka avancim, në disa ka ngecje, ku këtu ka përmendur raportet Serbinë, e të cilat nuk pritet të ndryshojnë nga zgjedhja e Aleksandër Vuçiqit president i Serbisë, njofton Klan Kosova.


”Alokomi i përgjegjësisë është te qeveria e Serbisë. Jo besoj se nuk do të ketë ndryshime në raportet Kosovë – Serbi pas zgjedhjes së Vuçiqit president, pasi ai nuk është fytyrë e re”.

“Serbia e ka fuqinë e vet ta bllokojë Kosovën siç po bën. Marrim shembull trenin, murin mos zbatimin  marrëveshjes – sjellje që neve si Kosovë na shkaktojnë vuajtje”, ka thënë Murtezaj në “Ora e Fundit”.

“Ndikimi i Serbisë në Kosovë, çdo herë do të jetë e më i vogël”, ka thënë ai.