Çlirohuni nga ajo ndjesi kërrusjeje me lëvizjen për forcimin e shpinës
Kjo lëvizje shërben për të ekuilibruar muskujt e shpinës që, për shkak të dëshirës suaj të pashuajtshme për t’u përkulur mbi tryezë, para kompjuterit ose në makinë, lëshohen dhe dobësohen. Përmirëson kontrollin tuaj mbi muskujt e barkut, të shtyllës kurrizore dhe tensionin e qafës.
Është gjithashtu fantastike për të tonifikuar pjesën e prapme të krahëve tuaj, nëse i bëni ashtu siç duhet për 5-10 minuta çdo ditë, transmeton Telegrafi.
Si ta kryeni ushtrimin
Fillojeni duke u shtrirë me bark, me ballin të mbështetur në një peshqir, krahët shtrirë përgjatë anëve të trupit, pëllëmbët për nga dyshemeja. Zgjatni pjesën e prapme të qafës, duke e futur mjekrën nga brenda, por pa e zhytur në kraharor.
Mbajeni kokën në peshqir, filloni të aktivizoni muskujt e shpinës, duke ulur shpatullat dhe duke i çuar prapa drejt njëra-tjetrës. Thitheni barkun brenda, sikur jeni duke e ngritur belin nga dyshemeja dhe përpiquni të lidheni me muskujt e shtratit të komblikut.
Praktikojeni këtë fazë disa herë, duke numëruar deri në gjashtë për çdo herë.
Kur të jeni gati, bëni lëvizjen e plotë, duke ngritur pjesën e sipërme të kraharorit – pak sa për të ngritur ballin nga peshqiri.
Ngrijeni kokën, qafën dhe shpatullat me një lëvizje të vogël të vetme dhe mbani pozicionin e praktikuar më sipër (qafa e zgjatur, barku dhe shtrati i komblikut ngritur).
Në të njëjtën kohë, ngrini krahët, rrotullojini gishtat e mëdhenj, që të hapni shpatullat, dhe ngrijini lart që të shikojnë tavanin.
Zgjatini krahët drejt këmbëve ndërkohë që bëni lëvizjen e mësipërme, duke shtypur pjesën e brendshme të krahëve.
Qëndroni në këtë pozicion sa të keni mundësi (niseni me një qëndrim deri në 6 dhe pastaj rriteni numërimin deri në 12).
Përsëriteni lëvizjen nga dy deri në gjashtë herë ose derisa shpina dhe krahët të lodhen.
Këshillat e trajnerit
1. Merrni frymë para se të filloni lëvizjen dhe nxirreni frymën kur e filloni. Nxirreni frymën gjatë dhe ngadalë. Frymë merrni për herë të dytë, që të mbështesni lëvizjen.
2. Është e rëndësishme që të mos ngriheni shumë lart, sidomos nëse e keni të dobët pjesën e poshtme të shpinës. Fillojeni lëvizjen, duke bërë fazën e parë të ushtrimit me pjesët e tij dhe fokusojini sforcimet tuaja te harkimi brenda dhe poshtë i shpatullave.
3. Është shumë e lehtë që të gaboni me kthimin e gishtave, duke e bërë pozicionin e shpatullave më shumë të gabuar se të drejtë! Gishti i madh i djathtë duhet të lëvizë sipas akrepave të orës, ndërsa gishti i madh i majtë duhet të lëvizë kundër akrepave të orës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit