Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Wienland, gjatë takimit ka folur për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe  për idenë e propozuar për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi.


“Edhe nga Kancelarja Angela Merkle është thënë qartë që nuk mendojmë që është hap i mirë ndryshimi i kufirit në këto rajone të veçanta sepse ka më shumë ndikime sesa në rajonet tjera gjithandej në botë. Nuk është ide e mirë dhe duhet të merremi me atë që kemi dhe t’u shpërbejmë njerëzve” ka thënë Wieland./Telegrafi

49285312 1021635841294163 495830163024510976 o