LAJMI I FUNDIT:

Zëvendës-kancelari austriak dëshiron që vendi i tij të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë

Zëvendës-kancelari austriak dëshiron që vendi i tij të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë

Njohja e Kosovës është çështje e Serbisë, kurse presioni mbi të për ta pranuar Kosovën është mënyrë e gabuar, tha Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, para vizitës në Beograd.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështja e vetme e Serbisë. T’i bëhet presion vendit për këtë do të ishte mënyra e gabuar. Austria, si një vend neutral, duhet të luajë rolin e një ndërmjetësuesi”, tha Strache për gazetën serbe “Politika”, përcjell Telegrafi.

Strache përkujton se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), (parti e skajshme konservatore), kritikoi ashpër njohjen austriake të Kosovës, por tani është një fakt që nuk mund të ndryshohet më.


Zëvendës-kancelari austriak tha se shpreson se është i mundur një kompromis në kuadër të dialogut të Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës.

Duke potencuar se Serbia pa dyshim është një nga vendet më të rëndësishme në rajon dhe garantues i paqes dhe stabilitetit, Strache thotë se vendi Serbia në aspektin e anëtarësimit në BE është në një rrugë shumë të mirë.

Sipas tij, e drejta për vetëvendosje të Kosovës veriore apo autonomia do të ishte e dëshirueshme.

“Por për këtë, fatkeqësisht, nevojiten negociata të gjata dhe të ndërlikuara. Më duket se Prishtina është shumë e qartë për këtë çështje”, tha Strache, i cili do të takohet të hënën me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Lideri i Partisë së Lirisë, Heinz Christian Strache njihet si mik i Serbisë. Ai si lider i partisë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës,  ka marrë pjesë në një miting të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Tomislav Nikoliqit dhe Aleksandar Vuçiqit, dhe me atë rast e ka quajtur Kosovën “zemër të Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori