LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 2° clearsky_night

Zeqiri kërcënohet përmes rrjeteve sociale disa herë radhazi nga i njëjti person

Zeqiri kërcënohet përmes rrjeteve sociale disa herë radhazi nga i njëjti person
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri

Është kërcënuar përmes rrjeteve sociale kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se personi që e ka kërcënuar është një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi, dikaster ky i njohur ndryshe edhe si “MUP-i”, shkruan Telegrafi.

“Është një zyrtar i MUP-it të Serbisë, është hera e tretë ose e katërt që më kërcënon radhazi”, ka thënë Zeqiri.


Ai ka thënë tutje se personi që e ka kërcënuar është i lajmëruar në organet e hetuesisë.

“Nga viti i kaluar është personi i njëjtë që më kërcënon ngjashmërisht, me vrasje, me disa ofendime ndaj heronjve”, ka shtuar kryetari i Komunës së Zubin Potokut.

Siç ka bërë të ditur Zeqiri, personi që e ka kërcënuar, këto veprime i përcjellë me disa fotografi të heronjve shqiptar, siç është Adem Jashari.

“Tani më kishte kërcënuar se do të përfundosh si Afrim Bunjaku”, ka theksuar ai.

Zeqiri ka potencuar se hetimet për këtë rast kanë filluar edhe më herët, pasi që kjo nuk është hera e parë që është kërcënuar kryetari i Komunës së Zubin Potokut.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për Telegrafin ka thënë se është personi i njëjtë ai që po e kërcënon Zeqirin disa herë, e që i njëjti është në Serbi.

Ai ka thënë se rasti është duke u hetuar nga Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Ky rast hetohet nga Krimet e Rënda në Prishtinë”, ka thënë Elshani. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Bota u mbyll, ata jo - si janë pesë vjet më vonë ata që nuk iu frikësuan COVID-19

Botë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Auto
U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Amerika
Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Ushqimet që duhet t'i hani për syfyr për të pasur energji gjatë agjërimit

Shëndetësi
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori