Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e quajti qeverinë aktuale si të paaftë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 në vend.
Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më pak se katër javë në Kosovë janë shënuar mbi 30,000 raste me COVID-19, apo 1,154 të infektuar në ditë.
Sipas tij, vetëm për këto ditë janë shënuar 33 jetë të humbura të qytetarëve nga COVID-19.
Tutje ka thënë se ky rezultat është në vazhdën e dështimeve të paaftësisë qeverisëse, e cila siç u shpreh ai mendonte se mund ta menaxhoj online pandeminë si dhe online sektorin e shëndetësisë.
“Paaftësia qeverisëse dhe mashtrimi i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore. Më pak se 4 javë kemi mbi 30,000 raste me COVID-19, apo 1,154 të infektuar në ditë. Vetëm për këto ditë kemi 33 jetë të humbura të qytetarëve nga COVID-19. Ky rezultat është në vazhdën e dështimeve të paaftësisë qeverisëse, e cila mendonte se mund ta menaxhoj online pandeminë si dhe online sektorin e shëndetësisë”, tha Zemaj.
Ish ministri i shëndetësisë po ashtu theksoi se qeveria aktuale po ashtu është duke i trajtuar profesionistët shëndetësor me lëmoshë.
“Është kjo Qeveri që profesionistët shëndetësor vazhdon t’i trajtoj me lëmoshë, gjersa vetëm për dy muaj 108 profesionistë shëndetësorë kanë lënë vendin, ndër ta edhe 36 specializantë. Është kjo Qeveri që javë më parë nuk ua vazhdoi kontratat mbi 1,200 pjesëtarëve të stafit mbështetës në luftën kundër pandemisë”, u shpreh ai.
Siç tha Zemaj, në vetëm këto javë të kësaj Qeverie, janë stërzgjatur listat e pritjes së qytetarëve për të marrë shërbimet shëndetësore, duke mbërritur deri në mesin e vitit 2023.
“Në vetëm këto javë të kësaj Qeverie, vazhdon mungesa e barnave në listën esenciale e cila tashmë është bërë e zakonshme dhe e tmerrshme për pacientet. Në vetëm këto javë të kësaj Qeverie, si shumë medikamente të tjera, po mungon edhe medikamenti ‘Pembrolizumab’ e që janë esenciale për pacientet të sëmurë me kancer, ndërsa pritja për ti marrë është nën mëshirën selektive të përzgjedhjes”, tha tutje ai.
Tutje Zemaj tha se ministri i Shëndetësisë, ka deklaruar se në rast dështimi ai kthehet nga ka ardhur.
“Mos të harrojmë se, ditë më parë, Ministri i Shëndetësisë, ka deklaruar se në rast dështimi ai kthehet nga ka ardhur. Pra, së pari është e frikshme se si vetëm ai dhe Qeveria e tij nuk po e sheh dështimin e tyre të thellë në shëndetësi. Së dyti, në të njëjtën frymë, vetëm këta vendosin nëse kanë dështuar apo jo, dhe në rast se e pranojnë dështimin, vetëm atëherë zyrtarizohet paaftësia qeverisëse”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë