LAJMI I FUNDIT:

Zelensky nënshkruan dekretin, që i shpall si të pamundura çfarëdo lloj negociatash me Putinin

Zelensky nënshkruan dekretin, që i shpall si të pamundura çfarëdo lloj negociatash me Putinin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dekretin me të cilin zyrtarisht shpreh si të “pamundur” çfarëdo lloj  negociatash me Vladimir Putinin.

Me këtë dekret janë bërë zyrtare komentet që Zelensky i bëri të premten, pasi që presidenti rus Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve ukrainase – me të cilin mëton që ato t’ia bashkojë Rusisë.

“Ai (Putini) nuk e di se çfarë është ndershmëria dhe dinjiteti. Për këtë jemi të gatshëm për dialog me Rusinë, por me një president tjetër të Rusisë”, shtoi Zelensky.


Pika e parë e dekretit, që u përgatit nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes në Ukrainë gjatë 30 shtatorit thotë: “Ukraina ka vendosur të deklarohet se është e pamundur të zhvillohen negociata me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin”.

Zelensky gjithmonë ka deklaruar se nëse Putin vazhdon me agresionin e tij në Ukrainë, do të ndërpresë çfarëdo lloji të negociatave, pasi sipas tij nuk po respekton asnjë parim.

Ndryshe Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur një sërë takimesh të ndërmjetësuara nga Turqia dhe në Bjellorusi, por deri më sot nuk është se kanë sjellë diçka konkrete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Ontario e Kanadasë zbaton tarifën 25% për energjinë elektrike – goditen tri shtete të SHBA-së

Botë
Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Zelensky të hënën në Arabinë Saudite - aty do të zhvillohen pa të bisedimet Ukrainë-SHBA

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori