Zelensky: Historia përsëritet, Rusia bombardoi Memorialin e Holokaustit në Kiev

Agresioni rus në Ukrainë ka vazhduar edhe në ditën e gjashtë, ku nuk po kursen asgjë dhe askënd.
Së fundi, rusët raportohet se kanë goditur edhe një Memorial të Holokaustit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Kështu ka pohuar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ka pohuar se pesë persona kanë vdekur.
“Për botën: çfarë kuptimi ka të thuash "kurrë më" për 80 vjet, nëse bota qëndron e heshtur kur një bombë bie në të njëjtin vend të Babyn Yar? Të paktën 5 të vrarë. Historia po përsëritet…”, ka shkruar Zelensky në Twitter.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































