Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka dalë në përkrahje presidentit Hashim Thaçi, në iniciativën e tij për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.
Zeka thotë se takimi i tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Uashington është pozitiv për Kosovën.
Ai gjithashtu ka kërkuar që të largohet taksa ndaj Serbisë në mënyrë, siç thotë “mos të hyhet në konflikt me ShBA-të”.
Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka për KosovaPress, ka folur edhe për qeverisjen një mujore të kryeministrit Kurti.
Ai thotë se shkarkimet që i ka bërë shefi i ekzekutivit nuk duhet t’i shërbejnë për sistemim të militantëve të tij.
“Në mënyrë absolute e mbështesë tërë angazhimin e tij dhe përfaqësimin e tij në politikën e jashtme. Në qoftë se president i vendit, kishte me pyet lloj-lloj bozhibozuku në Ramubje, ne sot nuk do të ishim këtu fare. NATO nuk do të bombardonte Serbinë, kështu që zërat se presidenti duhet të marrë miratimin e Hasanit dhe Hysenit dhe duhet të takohet, jo të takohet me Vuçiqin, jo të mos takohet me Vuçiqin – këta janë zëra të mjerimit politik. Takimi i tij me ndërmjetësimin e ShBA-ve në shtëpinë e bardhë është një takim historik, shumë pozitiv për Kosovën”, thotë ai.
Zeka mendon se taksa e vënë ndaj Serbisë nuk ka pasur efekt pozitiv ekonomik – për këtë sipas tij, duhet të largohet.
“Taksa kam thënë prej fillimit, edhe në kohën e kryeministrit (Ramush) Haradinaj që ajo të hiqet për arsye se ajo ka pas vetëm efekt politik në muajt e parë. Ndërsa ka pasur efekt negativ ekonomik për arsye se tarifën e taksës e kanë paguar qytetarët e Kosovës. Një bukë nëse ka kushtuar 30 cent, me vendosjen e taksës është bërë 50 cent, kështu që taksa 100 për qind duhet të hiqet, nuk duhet të diskutohet dhe të hyhet në konflikt me ShBA-të. As me BE-në sepse disa vende të BE kanë tendenca për të shty Kosovën në konflikt politik me ShBA-të”, u shpreh Zeka për KosovaPress.
Ish-deputeti thotë se i mirëpret vendimet e para të qeverisë Kurti, derisa i bëri thirrje organeve relevante të drejtësisë, të bëjnë ndjekje penale gjithë bordeve të shkarkuara.
“Të gjitha këto vendime i mbështes dhe janë vendime të mira. Me përjashtim që kryeministri Kurti duhet t’iu bëj të qartë të gjithë ish bordeve të kaluara, se përpos shkarkimeve ai duhet me i bërë thirrje shtetit që t’i ndjekin këta njerëz penalisht. Në qoftë se Albin Kurti ka qëllim me ndjek yrnekun e qeverive të kaluara, atëherë vaj halli për të. Në qoftë se dëshiron që me i dërgu militantët e vet, me i sistemu në borde, në kompani të ndryshme, atëherë është tendencë e njëjtë. Dështimin do ta ketë edhe ky si qeveritë tjera”, thotë ai.
Milaim Zeka legjislaturën e kaluar ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës, derisa në zgjedhjet e vitit të kaluar, bashkë me partinë që e udhëheq, PEK nuk e ka kaluar pragun zgjedhor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës