Hipotireoza është gjendje në të cilën gjëndra tiroide nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Është sëmundja më e shpeshtë e tiroidesë. Tiroidea është gjëndër në formë fluture në mes të qafës, prodhon dy hormone, T3 dhe T4, të cilat rregullojnë mënyrën se si trupi përdor energjinë. Funksioni i tiroidesë kontrollohet nga një gjëndër e trurit, e njohur si hipofizë. Hipofiza prodhon hormonin stimulues të tiroides, TSH, i cili nxitë tiroiden për të prodhuar T3 dhe T4.
Në afërsisht 95% të rasteve, hipotireoza është për shkak të ndonjë problemi në vetë gjëndrën tiroide dhe quhet hipotireoze primare. Hipotireoza mund të zhvillohet gjithashtu gjatë terapisë së hipertireozës (gjendjes me tepricë të hormoneve te tiroidese), pas operacionit të tiroidese ose trajtimit me jodit radioaktiv (për të shkatërruar gjëndrën tiroide). Në raste të rralla, hipotireoza është rezultat i zvogëlimit të prodhimit të TSH nga gjëndra e hipofizës (hipotireoze sekondare).
Simptomat e hipotireozës ndryshojnë shumë; disa njerëz nuk kanë simptoma, ndërsa të tjerët kanë simptoma dramatike ose, rrallë, simptoma të rrezikshme për jetën. Në rend të parë kjo nvaret nga niveli sa ultë janë hormonet.
Simptomat e përgjithshme mund të përfshijnë lodhje, plogështi, shtim të lehtë të peshës dhe intolerancë ndaj temperaturave të ulta.
Hipotireoza zvogëlon djersitjen. Lëkura mund të bëhet e thatë dhe e trashë. Flokët mund të dobësohen, vetullat mund të bien dhe thonjtë të bëhen lehtë të thyeshëm.
Hipotireoza ngadalëson rrahjet e zemrës. Për më tepër, hipotireoza mund të shkaktojë tension arterial dhe të rrisë nivelet e kolesterolit në gjak.
Hipotireoza dobëson muskujt e frymëmarrjes dhe ulë funksionin e mushkërive. Simptomat mund të përfshijnë lodhje dhe frymëzëni. Hipotireoza gjithashtu mund të bëjë ënjtje të gjuhës dhe marrje të zërit. Po ashtu ngadalësohet puna e sistemit të tretjes, duke shkaktuar kapsllëk.
Pacientët me hipotireozë në trajtim të duhur nuk duhet të kenë më simptome. Nëse simptomat vazhdojnë përkundër terapisë, duhet menduar për ndonjë arsye tjetër veç hipotireozës.
Diagnostikimi – Në të kaluarën, hipotireoza nuk diagnostikohej derisa simptomat nuk kishin avansuar shumë. Teste të thjeshta të gjakut tani mund të zbulojnë hipotireozën në një fazë të hershme të sëmundjes. Testi më i zakonshëm i gjakut për hipotireozë është hormoni stimulues i tiroides (TSH). TSH është testi më i ndjeshëm sepse mund të rritet edhe me ulje të vogla të funksionit të tiroides. Tiroksina (T4), produkti kryesor i gjëndrës tiroide, gjithashtu mund të matet për të konfirmuar dhe vlerësuar shkallën e hipotireozes. Hipotireoza diagnostikohet kur TSH është i lartë dhe T4 është i ulët. Hipotireoza subklinike diagnostikohet kur TSH është i lartë por T4 është normal.
Kontrolli rutinor – Të gjitha foshnjat e porsalindura duhet të kontrollohen për mungesë të hormoneve të tiroidesë. Ende nuk ka vendim nëse të gjithë të rriturit duhet të testohen për sëmundjen e tiroidese.
Trajtimi – Qëllimi i trajtimit për hipotiroidizëm është kthimi i niveleve të gjakut të hormonit stimulues tiroide (TSH) dhe tiroksinës (T4) në normale dhe lehtësimi i simptomave.
Trajtimi i hipotireozes bazohet në terapi zëvendësuese me hormone te tiroidese. Jepet LT4 (levotiroksinë) në formë orale. LT4 duhet të merret një herë në ditë në lukth te zbrazet, se paku 30 minuta para ose 4 orë pas ushqimit. Në shumicën e rasteve, simptomat e hipotireozës fillojnë të përmirësohen brenda dy javësh nga fillimi i terapisë zëvendësues. Rastet e rralla me simptoma më të rënda mund të kërkojnë disa muaj trajtim para se të përmirësohen plotësisht.
Ne fillim përshkruhet një dozë fillestare e LT4 dhe pas disa javësh rishikohet doza sipas nivelit të TSH në gjak. Ky proces mund të përsëritet disa herë para se nivelet e hormoneve të bëhen normale. Pas identifikimit të dozës optimale, mund te rekomandohet monitorim i testeve të gjakut një herë në vit, ose më shpesh sipas nevojës. Shumica e njerëzve me hipotireozë kërkojnë trajtim gjatë gjithë jetës.
Zëvendësimi i tepërt i LT4 mund të shkaktojë hipertireozë të lehtë, me efekte shoqëruese të fibrilacionit atrial (rrahje të parregullt të zemrës) dhe simptoma të tjera të hipertireozës.
Ndryshimet në dozën e LT4 bazohen në nivelin e TSH dhe T4. Doza mund të ketë nevojë të rritet nëse sëmundja e tiroidesë përkeqësohet, gjatë shtatzënisë, nëse sëmundjet gastrointestinale dëmtojnë përthithjen e T4, ose nëse personi fiton peshë. Dieta me shumë fibra dhe minerale si kalcium, magnezium, hekur, selen etj mund të pengoje perthithjen e T4, prandaj mineralet duhet të merren se paku 4 ore pas tabletes së tiroidese.
Ka raste kur doza e LT4 duhet te ulet; p.sh me plakje te personit, pas lindjes ose nëse personi humb peshë.
Shtatzënia – Gratë shtatzëna shpesh kanë nevojë për doza më të larta të T4 gjatë shtatzënisë. Testimi për T4 dhe TSH zakonisht rekomandohet çdo katër javë, duke filluar prej verifikimit te shtatzënisë derisa të arrihen nivelet e dëshiruara, pastaj një herë në çdo 6-8 javë. Pas lindjes, doza e T4 do të duhet të rregullohet përsëri, zakonisht duke u kthyer në dozën para shtatzënisë.
Hipotireoza subklinike – është gjendje kur TSH është e ngritur por T4 është normale. Vendimi për të trajtuar hipotireozën subklinik me T4 është i diskutueshëm. Pacientët me TSH >10 mU/L zakonisht trajtohen. Vendimi për të trajtuar pacientët me TSH që është mbi kufirin e sipërm të normales (që zakonisht është rreth 4 mU/L), por nën 10 mU/L shpesh bazohet në moshën dhe praninë e stromës ose simptoma të tjera të hipotireozes.
Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus – është qendër e specializuar për sëmundje të gjëndrës tiroide dhe ofron; vizita specialistike nga endokrinolog me përvojë shumëvjeçare si dhe ekzaminime të tjera si ultrazëri i tiroidesë, Punksioni i gjëndrës tiroide FNAB në rastet me tumore të tiroidese dhe testet me gjak: T3, T4, TSH, aTG, aTPO, TSI, TG dhe KALCITONIN.
Dr. Erduan R. Sefedini, Internist – Endokrinolog
Qendra Diagnostike Endokrinologjike ElitaPlus, Dardani, Prishtinë
044/045/049 204240, 045 304340
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë – mijëra vende të lira pune
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët