LAJMI I FUNDIT:

Zbuloni lëkurën tuaj të butë

Zbuloni lëkurën tuaj të butë

Në qoftë se dëshironi të eliminoni celulitin dhe të keni trupin tuaj në top-formë, tashti është momenti i vërtetë që të filloni programin e plotë të kurimit. Sepse, plogështia, shtresat yndyrore në kërdhokulla, gjunjë... nuk do të eliminohen vetëm brenda një dite.

Qoftë fjala për tretmanin me kremra për përdorim në shtëpi apo për aparatet në sallone kozmetike, patjetër duhet të bëni më shumë përpjekje. Vazhdimisht të ushtroni dhe të kini kujdes në ushqimin e drejtë, i cili do të pengojë qelizat trupore që të "deponojnë" yndyrën dhe t’i krijojnë pamje të keqe lëkurës suaj.

Pos ushtrimeve të rregullta që duhet t’i bëni, duhet të pini mjaft ujë, të eliminoni këpucët e ngushta dhe rrobat të cilat ju shtrëngojnë dhe pengojnë qarkullimin e gjakut, zvogëlojnë, ose që është edhe më mirë, duhet të eliminohet tërësisht pirja e kafesë – dhe deri në verë me siguri lëkura juaj do të shkëlqejë!


Tashmë gëzoheni kur mund të vishni fustane të lehta dhe të tejdukshme? Mos pritni çastin e fundit – këmbët dhe duart e përsosura apo barku i përsosur nuk duhet t’ju duken një ëndërr e paarritshme – përmbajuni me përpikëri këshillave tona dhe suksesi nuk do të mungojë.

Risi: flasteri sprej

I paralajmëruar si kurim ideal për eliminimin e celulitit, në tregun e kozmetikës tashmë gjendet spreji, i cili për dy minuta në lëkurë krijon një flaster të padukshëm. Spreji qitet në mbrëmje, i cili për 8 orë ushqen intensivisht indet dhe rregullon yndyrën. Por si zëvendësim mund të përdoret edhe ndonjë gel.

Masazhi me akuj forcon enët e gjakut

Çdo mëngjes, pas bërjes dush, bëjani një masazh gjoksit për tre minuta me duart plot katrorë akujsh. Enët e gjakut aty për aty do të ngushtohen, gjaku do të qarkullojë më fuqishëm, ndërsa gjinjtë do të bëhen më të tendosur. Pastaj bëjeni edhe një masazh me krem trupi. Në qoftë se kjo metodë ju duket tepër drastike, do të ju bëjë mirë një dush i gjinjve me ujë të ftohtë.

"Peeling" nën dush pastron dhe tendos lëkurën e lodhur

Eliminoni me kujdes qelizat e vdekura: me gel për "peeling" me minerale deti dy herë në javë fërkojeni tërë trupin nën dush (3 deri 5 minuta), shpërlajeni dhe qitni kremin. Mund të përdorni edhe kremin për "peeling", pastaj gelin e rëndomtë për dush.

Vajra aromatike e bëjnë lëkurën të lëmuar në dekolte

Për lëkurën të thatë në të cilën për shkak të thatësisë paraqiten rrudhat, ideale janë ideale vajrat për trup me materie aromatike. Depërtojnë shpejt dhe thellë në lëkurë, eliminojnë materiet e dëmshme dhe e bëjnë lëkurën të lëmuar. Fërkojeni menjëherë pas dushit derisa lëkura të jetë e njomë.

Folia shton efektin e kremit

Kjo kërkon pak më shumë angazhim, mirëpo ka efekt të shpejtë: qitni në lëkurë krem anticeluliti, mbështilleni atë pjesë trupi me folie të tejdukshme, ngroheni me peshqir frotiri dhe lëreni të veprojë kremi për 20 minuta. Hiqeni mbështjellësen dhe fërkojeni edhe pak më krem. Në saje të nxehtësisë nën folie, kremi ka veprim më të fuqishëm.

Kripa nga deti i jep lëkurës ngjyrë trëndafili

Lëkura e të ndenjurave është katërfish më e trashë se sa lëkura e fytyrës, andaj në atë pjesë preferohet dy herë në javë të aplikoni një "peeling" të njelmët. Me kripën e detit apo me tretjet e kripës dhe të vajit fërkojeni lëkurën e njomur, pastaj shpërlajeni nën dush.

Masazh i lehtë për qarkullim më të mirë të gjakut

Në qoftë se para se të qitni kremin, lëkurës i bëhet një masazh, shtohet aftësia e saj për të thithur materiet ushqyese. Kujdes: gjata masazhit mos shfrytëzoni mjete të forta. Më të mira janë mjetet nga druri apo goma me nyje.

Kremrat anticelulite me efekt të thellë

Kremrat e reja kundër celulitit lëkurën e bëjnë më të butë, mirëpo nxisin edhe shpartallimin e yndyrës dhe eliminimin e materieve të dëmshme. Është me rëndësi: Në qoftë se me këto kremra e fërkoni lëkurën një herë në ditë, rezultati do të arrihet pas 2-3 muajsh.

Losionet për kurim nxisin qarkullimin e gjakut

Pas secilit dush, bëjeni një masash me losion trupi i cili e bën lëkurën të butë dhe të tendosur. Me përdorim të rregullt rregullisht ruhet balancimi mbrojtës i lëkurës, nxit qarkullimin e gjakut dhe pengon paraqitjen e celulitit.