LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se kush e vrau Prigozhinin, gazeta amerikane publikon emrin e njeriut që dha urdhrin

Zbulohet se kush e vrau Prigozhinin, gazeta amerikane publikon emrin e njeriut që dha urdhrin

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev është personi që ka drejtuar operacionin e vrasjes së Yevgeny Prigozhin, raporton Wall Street Journal.

Kreu i grupit Wagner, Prigozhin humbi jetën disa muaj më parë, pas rrëzimit të aeroplanit ku ishte në bord së bashku me nëntë persona të tjerë, transmeton Telegrafi.


Tani, gazeta amerikane raporton se drejtuesi i këtij operacioni ishte Patrushev, një mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Shefi i grupit Wagner, Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar – e konfirmon Rusia
Lexo po ashtu Shefi i grupit Wagner, Prigozhin ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar – e konfirmon Rusia

Zyrtarë të inteligjencës perëndimore dhe një ish-oficer i inteligjencës ruse i thanë The Journal se vdekja e Prigozhinit në gusht ishte nxitur dhe miratuar nga 72-vjeçari.

Akuza të shumta ka pasur kundrejt presidentit rus Putin, të cilin e kishin konsideruar përgjegjës dhe shkaktar për vdekjen e shefit të grupit Wagner.

Kjo pasi, para se të ndodhte incidenti i aeroplanit, Prigozhin kishte bërë një rebelim kundrejt udhëheqjes ushtarake ruse dhe u nis me ushtrinë e tij drejt Moskës, duke braktisur pozicionet në Ukrainë.

Por, para se të mbërrinte në Moskë, u arrit marrëveshje për ndërprerjen e kryengritjes. Prigozhin ishte ankuar një ditë më parë se ushtria e rregullt ruse kishte bombarduar kampet e grupit dhe herë pas here ankohej për mungesë municionesh.

Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit – dy ditë më vonë u shfaq i gjallë
Lexo po ashtu Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit – dy ditë më vonë u shfaq i gjallë

Ish-oficeri i inteligjencë ruse, Patrushev i dha urdhër ndihmësit të tij në muajin gusht për të hartuar një operacion që do ta vriste Prigozhinin.

Një bombë e vogël u vendos nën krahun e aeroplanit gjatë një vonese kur inspektorët e sigurisë po e kontrollonin aeroplanin, thanë zyrtarët e inteligjencës perëndimore për The Journal.

Dmitry Peskov, një zëdhënës i Kremlinit, i tha Reuters se nuk do të komentonte mbi këtë çështje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori