LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet kërkesa e Allegrit për pagë pas interesimit të klubeve angleze

Zbulohet kërkesa e Allegrit për pagë pas interesimit të klubeve angleze

West Ham dhe Newcastle United thuhet se po mendojnë të punësojnë Massimiliano Allegri, por trajneri italian do të kërkojë të paktën 8 milionë euro në sezon për të trajnuar në Ligën Premier.

Allegri është shfaqur si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Julen Lopetegui në West Ham dhe sipas Calciomercato.it, Newcastle po konsideron gjithashtu ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit, një nga trajnerët më të suksesshëm në Itali.

Allegri u shkarkua nga Juventusi majin e kaluar dhe ndërpreu kontratën e tij me Bianconerët disa javë më vonë.


Në detyrën e tij të dytë në Torino, ai fitoi 7 milionë euro në sezon.

Sipas Calciomercato, tekniku italian do të kërkonte 8 milionë euro në vit, rreth 6.6 milionë funte, për të trajnuar një nga dy klubet e Ligës Premier.

Max Allegri mund të marr drejtimin e klubit të njohur anglez
Lexo po ashtu Max Allegri mund të marr drejtimin e klubit të njohur anglez

Allegri është ende pa klub, por mund të këtë kërkesa të larta falë interesimit nga klubet saudite, të cilat do të ishin të gatshme të paguanin deri në 20 milionë euro në sezon për të siguruar nënshkrimin e tij.

Allegri ka fituar gjashtë tituj të Serie A dhe pesë Coppa Italia gjatë karrierës së tij si trajner.

Calciomercato pretendon se Allegri po merr mësime anglisht në Londër. Italiani u pa në kryeqytet javën e kaluar në ndeshjen e Ligës së Evropës mes Tottenhamit dhe Romës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

Vedat Muriqi i bëri të gjitha: Shënoi autogol, humbi penalltinë dhe realizoi golin e fitores

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Lionel Messi ka zbuluar se cili është goli i tij i preferuar në karrierë

Liga e Kampionëve
Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Konfirmohet lëndimi i rëndë i Anthony Joshuas

Boks

"Nuk është hera e parë", Pep Guardiola qesh me pretendimin e Fabio Capellos se spanjolli i ka bërë "dëm të madh futbollit"

Premier League
Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

Hansi Flick flet për penalltinë e anuluar të Julian Alvarez kundër Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori