Në dyvjetorin e vdekjes së legjendës të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, është zbuluar buceta e tij.

Stadiumi që mban emrin e legjendës ka mbajtur sot (e marte) një ceremoni ku është zbuluar buceta në nderim të veprës së tij.


Vokrri në vitin 2018 në ora 9:00 të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulm në zemër, duke dhënë kështu lajmin e kobshëm për sportin në Kosovë.

103305589 268927794461881 6057608969100886748 n

Në dyvjetorin e tij, u bënë nderime nga liderët e vendit, derisa në stadiumin “Fadil Vokrri”, u zbulua buceta fituese e shtatores së tij.

Në këtë organizim morën pjesë disa personalitete të famshme, si nga bota e sportit, ashtu nga politika, ndërsa fjalime mbajtën Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryeministri Avdullah Hoti e djali i Vokrrit, Gramoz Vokrri. /Telegrafi/

104096228 258291995425961 7843956356003524047 n

103301023 1521031728076971 76441300817575597 n

103289605 2587878194763382 550569436701983925 n

telegrafi sport app