Fabrizio Romano ka zbuluar se pse Milani nuk e mori Douglas Costas në janar, duke konfirmuar se e ardhmja e sulmuesit të krahut në Bayern Munchen është e pasigurt.
Douglas Costa u kthye në Bayern me një marrëveshje huazimi me Juventusin verën e kaluar. Ai ka shënuar një gol dhe ka tre asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.
Milan ishte lidhur me sigurimin e shërbimeve të brazilianit në afatin kalimtar të janarit dhe gazetari i njohur për i transferime Fabrizio Romano shpjegon pse Rossonerët nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen.
Douglas Costa ka luajtur vetëm 660 minuta deri më tani në edicionin 2020-21, por Milani ishte i vetëdijshëm se Bayern Munich dhe Juventus nuk do ta linin atë të largohej nga klubi i tij aktual në afati kalimtar dimërore.
Rossonerët ishin dhe janë të interesuar të nënshkruajnë me 30-vjeçarin, por ata vendosën t’u besojnë lojtarëve që janë aktualisht në ekip.
Juventus dhe Bayern Munich diskutuan të ardhmen e Douglas Costa në janar dhe nuk ka ende asnjë vendim.
E ardhmja e brazilianit në Bayern mbetet në dyshim me bavarezët të cilët nuk kanë mundësi të ta blejnë lojtarin.
Nëse gjigantët e Bundesligës duan që ai të qëndrojë në klub, ata duhet të arrijnë një marrëveshje të re me Zonjën e Vjetër në fund të sezonit. /Telegrafi/