Kupa e Botës “Katar 2022” do të jetë e fundit që do të shohim yllin argjentinas, Lionel Messi, në skenën më të madhe ndërkombëtare, pasi ai nuk ka në plan të luajë në Botërorin e radhës.
“Po, patjetër po”, u përgjigj 35-vjeçari kur u pyet nëse do të ishte turneu i tij i fundit në Kupën e Botës.
“Ky do të jetë Botërori im i fundit – me siguri. Vendimi është marrë. Po numëroj ditët deri në Kupën e Botës. Ka pak ankth dhe nerva në të njëjtën kohë”, përfundonte Messi.
Është me të vërtetë fundi i një epoke, pasi kjo paraqitje e fundit e Messit në skenën më të madhe ndërkombëtare shërben vetëm si një kujtesë se ne po i afrohemi pensionimit të përhershëm të ish-yllit të Barcelonës.
Jo vetëm kjo, por rivali i tij gjatë karrierës, Cristiano Ronaldo, ndoshta do të luajë edhe ai Botërorin e tij të fundit. Në moshën 38-vjeçare, nuk do të ishte çudi që ai të konfirmonte tërheqjen nga skena ndërkombëtare pas këtij turneu.
Messi do të shkojë në Kupën e Botës në formë të shkëlqyer, me 26 kontribute për gol në të gjitha garat deri tani. Por, njerëzit po pyesin, çfarë këpucës sportive do të mbaj mbathur ‘magjistari’ në Botërorin e tij të fundit?
Sulmuesi i PSG-së është i njohur për këpucët sportive të hijshme dhe të lehta, por ato që janë zbuluar për t’i përdorur në “Katar 2022” janë, si ai, thjesht jashtë kësaj bote.
Këpucët sportive të arta janë sikurse ngjyra e trofeut të Kupës së Botës, të cilën Messi dhe Argjentina me siguri do të kërkojnë ta fitojnë në muajin dhjetor.
Forma e këpucëve sportive është e ngjashme me Adidas F50-at e tij klasike të disa viteve më parë, pasi argjentinasi e ka bërë këtë formë dhe stil këpucësh markë të tij.
? Lionel Messi’s golden boots by Adidas for the 2022 World Cup. The Adidas X Messi 2022 World Cup Speedportal boots. Via @Footy_Headlines. ?? pic.twitter.com/nG8ZmokCwv
— Roy Nemer (@RoyNemer) November 4, 2022
Ato do të jenë të disponueshme për t’u blerë si një edicion të limituar dikur këtë muaj dhe jemi të sigurt se ato do të shiten shpejt.
Argjentina po shkon në Kupën e Botës pas një serie pa humbje prej 35 ndeshjesh dhe një fitoreje në Copa America verën e kaluar.
Ky ishte titulli i parë i Messit në Copa America, pasi humbi në finalet e 2007, 2015 dhe 2016. Ky ishte gjithashtu trofeu i tij i parë ndërkombëtar dhe 7-herë fituesi i Topit të Artë me siguri do të dëshirojë t’i shtojë atij Kupën e Botës dhe të kompensojë finalen e Kupës së Botës 2014 të humbur kundër Gjermanisë. /Telegrafi/