Zbulohen edhe dhjetë emrat e radhës për Topin e Artë

Revista e njohur franceze France Football ka zbuluar edhe dhjetë emra tjerë të futbollistëve që janë në garë për të fituar çmimin më të madh individual Topin e Artë.
France Football vazhdon me publikimin e kandidatëve për çmimin Topi i Artë.
Pas publikimit të dhjetë emrave të parë për Topin e Artë, France Fotball ka zbuluar edhe dhjetë futbollistë tjerë, duke quar në 20 numrin e tyre.
Emrat e zbuluar nga 10 deri në 15 janë ai N'Golo Kante, Harry Kane, Antoine Griezmann, Eden Hazard dhe Isco Alarcon.
Pas tyre janë zbuluar edhe pesë emrat e tjerë të radhës në garë për të fituar Topin e Artë.
Hugo Lloris, Kylian Mbappe, Mario Mandzukic, Marce dhe Sadio Mane janë emrat që e kompletojnë 20-shen e parë.
Çmimi do të prezantohet më 3 dhjetor, së bashku me Topin e Artë për futbollistët U-21 dhe Topin e Artë për femra. /Telegrafi/














































