Studimi zbuloi se epilepsia dhe humbja e dëgjimit ishin të lidhura me një rrezik të rritur ndjeshëm që një pacient të zhvillonte një gjendje neurodegjenerative të trurit
Rreth 145.000 njerëz në Britaninë e Madhe jetojnë me sëmundjen e Parkinson-it, një gjendje neurodegjenerative e trurit që shkakton dridhje dhe ngurtësi dhe për të cilën nuk ka kurë.
Për të kuptuar se cilat probleme shëndetësore mund të jenë simptomat e hershme të kësaj gjendjeje, shkencëtarët kanë studiuar të dhënat shëndetësore të mbi një milion njerëzve që jetojnë në Londrën Lindore që nga viti 1980, më shumë se 1000 prej të cilëve kanë zhvilluar sëmundjen e Parkinson-it, transmeton Telegraph-i britanik.
Përveç faktorëve të njohur të rrezikut, problemeve të kujtesës, dridhjeve, presionit të lartë të gjakut, diabetit dhe depresionit, studimi zbuloi se humbja e dëgjimit lidhej me një shans 66 për qind më të lartë për sëmundjen e Parkinson-it, ndërsa epilepsia rrit rrezikun me 2.5 herë.
“Rezultatet tona kanë zbuluar faktorë të rinj rreziku dhe simptoma të hershme, si epilepsia dhe humbja e dëgjimit”, tha Christina Simonet, një neurologe në Universitetin Queen Mary në Londër dhe autore kryesore e studimit, duke shtuar se hulumtimet e mëparshme sugjeruan këtë lidhje.
“Epilepsia është më e zakonshme te pacientët me sëmundjen e Parkinson-it sesa në popullatën e përgjithshme, por nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar plotësisht marrëdhënien”, tha ajo.
Simonet thotë se është e rëndësishme që mjekët e kujdesit parësor të jenë të vetëdijshëm për këto lidhje dhe të kuptojnë se sa herët mund të shfaqen simptomat e Parkinson-it, në mënyrë që pacientët të marrin një diagnozë në kohë dhe mjekët të reagojnë herët për të ndihmuar në menaxhimin e gjendjes.
Në studim, rreth 2.5 për qind e njerëzve që zhvilluan sëmundjen e Parkinson-it kishin humbje të dëgjimit 10 vjet përpara diagnozës, krahasuar me rreth 1.5 për qind të atyre që nuk e kishin sëmundjen.
Sa i përket epilepsisë, të dhënat e studimit tregojnë se 27 persona, 2.6 për qind, kishin këtë gjendje që shkakton kriza, krahasuar me 111, 1.1 për qind, te personat pa sëmundjen e Parkinson-it.
“Përhapja e epilepsisë në pacientët me sëmundjen e Parkinson-it është raportuar të jetë më e lartë se prevalenca e vlerësuar në popullatën e përgjithshme,” shkruajnë studiuesit në studimin e tyre, të botuar në revistën JAMA Neurology.
Ata shtuan se është e mundur që barnat për epilepsinë mund të shkaktojnë sëmundjen e Parkinson-it në disa pacientë, pasi barnat antiepileptike janë shoqëruar me një rrezik të shtuar të sëmundjes së Parkinson-it në të kaluarën. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime për të testuar këtë teori.
Humbja e dëgjimit, thonë ata, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes së Parkinson-it, pasi shkaktohet nga fillimi i trurit për të punuar me më pak efikasitet.
“Edhe pse roli i humbjes së hershme të dëgjimit kërkon kërkime të mëtejshme, është e mundur që ky faktor të përfaqësojë një deficit tjetër në përpunimin shqisor që ndodh si pjesë e patogjenezës së sëmundjes së Parkinson-it, ngjashëm me dëmtimin e shikimit”, thanë studiuesit.
Alistair Neuss, bashkautor i studimit nga Universiteti Queen Mary në Londër, tha se njerëzit i drejtohen mjekëve të përgjithshëm me simptoma, por shpesh nuk marrin një diagnozë deri në pesë deri në 10 vjet më vonë dhe se kjo është një periudhë shumë e gjatë për pacientin.
“Nëse jemi në gjendje të diagnostikojmë sëmundjen e Parkinson-it më herët, ne kemi një mundësi për të ofruar trajtime që mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientëve. Kjo hap derën për zhvillimin e trajtimeve që një ditë mund ta ndalojnë këtë gjendje. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se këto shenja të hershme mund të mos jenë të njëjta për të gjithë dhe theksuan dy simptoma të reja të hershme që kanë marrë më pak vëmendje deri më tani,” tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët