Zyrtarë të zbulimit amerikan që po hetojnë ndërhyrjen masive kibernetike që ka ndikuar te dhjetëra kompani dhe agjenci qeveritare, paralajmërojnë se ky akt bën pjesë në një operacion spiunazhi në vazhdim e sipër që ka të ngjarë të jetë drejtuar nga Rusia.
Konkluzioni i bërë publik të martën nga FBI-ja, Agjencia për Sigurinë Kibernetike (CISA), Zyra e Drejtorit për Zbulimin Kombëtar (ODNI) dhe Agjencia për Sigurinë Kombëtare (NSA), është e para deklaratë zyrtare nga qeveria federale që konfirmon deklaratat e zyrtarëve të lartë dhe ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë thënë se provat qartazi të çojnë tek Moska si autore.
“Kjo punë flet për një kërcënim të avancuar dhe të vazhdueshëm, me gjasa me origjinë ruse, i cili është përgjegjës për pjesën më të madhe ose të gjitha ndërhyrjet e zbuluara në rrjete qeveritare apo joqeveritare. Për momentin besojmë se ky akt ishte dhe vazhdon të jetë një përpjekje spiunazhi. Po marrim të gjitha hapat e nevojshme për të kuptuar përmasat e plota të kësaj fushate dhe për t’iu përgjigjur si duhet”, thuhet në deklaratën nga agjencitë e zbulimit dhe të rendit.
Ndërhyrja që lidhej me operacionet e firmës së menaxhimit të rrjeteve kompjuterike SolarWinds, u zbulua për herë të parë në fillim të dhjetorit 2020 kur firma private për sigurinë kibernetike, FireEye njoftoi se një prezencë e huaj ishte diktuar në sistemet e saj dhe se ishin vjedhur informata sekrete.
Në ditët në vijim, hetuesit zbuluan se ndërhyrja kishte kaluar përmes rrjeteve të kompanisë SolarWinds. Hetuesit paralajmërojnë se janë prekur rreth 18 mijë klientë, përfshirë agjenci qeveritare dhe kompani nga mbarë bota.
Në fund të muajit të kaluar, kompania Microsoft tha se hakerët kishin arritur të shfrytëzonin këtë penetrim në sistem për të siguruar qasje në disa nga kodet më të mbrojtura të këtij gjiganti teknologjik që janë elementët bazë të sistemeve operuese të Microsoftit.
Me gjithë numrin e madh të klientëve të kompanisë SolarWinds të prekur nga kjo ndërhyrje, zyrtarët amerikanë të zbulimit thanë të martën se, “një numër shumë më i vogël ishte ndikuar nga veprime pasuese”.
“Deri tani kemi identifikuar më pak se 10 agjenci qeveritare në këtë kategori dhe po punojmë për të identifikuar entet joqeveritare që mund të jenë ndikuar”, thuhet në deklaratë.
Më parë zyrtarët amerikanë kishin thënë se ndërhyrja kibernetike kishte prekur departamentet e Mbrojtjes, Shtetit, Sigurisë Kombëtare, Energjisë, Thesarit dhe Tregtisë, si dhe agjenci shtetërore e lokale.
“Ky është një komprometim serioz dhe për t’u ndrequr do të kërkojë një përpjekje të vazhdueshme dhe të përkushtuar”, thanë FBI, CISA, ODNI dhe NSA në deklaratë, duke shtuar se agjencitë do të vazhdojnë “të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar, ndrequr dhe ndarë informacion me partnerët tanë dhe popullin amerikan”.
Presidenti Donald Trump ka qëndruar përgjithësisht i heshtur për ndërhyrjen në sistemin operues të SolarWinds, duke komentuar muajin e kaluar në Twitter se, “çdo gjë është mirë dhe nën kontroll”, me sa duket duke mos dashur të fajësojë Moskën.
“Rusia, Rusia, Rusia është brohoritja kryesore kur ndodh gjithçka pasi, për arsye financiare, janë të tmerruar të diskutojnë se ndoshta ishte Kina”, shkruante presidenti.
Në një postim të martën vonë, Këshilli i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare tha se, presidenti “vazhdon të autorizojë të gjitha burimet e nevojshme për të mbështetur një përgjigje mbarë qeveritare ndaj incidentit të fundit kibernetik që ka ndikuar tek rrjetet qeveritare”.
Senatori demokrat, Mark Warner, nënkryetar i Komisionit të Senatit për Zbulimin, e akuzoi administratën e Presidentit Trump se po tërheq këmbët zvarrë.
“Është për të ardhur keq që janë dashur më shumë se tre javë pas zbulimit të këtij incidenti me kaq pasoja që administrata të dalë më së fundi me një deklaratë për autorësinë. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë Rusisë se çdo shfrytëzim i të dhënave nga këto rrjete të komprometuara që do të rezultojë në pasoja të dëmshme apo shkatërrimtare është i papranueshëm dhe do të çojë në një përgjigje të fortë”, tha Warner. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët