Jose Mourinho asesi nuk po mbetet i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij te Roma.

Giallorosët janë eliminuar nga çerekfinalja e Kupës së Italisë ku pësuan humbje 2-0 nga Interi.


Gazeta prestigjioze italiane Corriere dello Sport ka zbuluar fjalimin e Mourinhos me lojtarët pas përfundimit të ndeshjes, ku portugezi ka shpërthyer në akuza ndaj tyre.

“Dua të di pse në 10 minutat e para me Interin u dhjetë në brekë? Dhe pastaj dua të di pse kundër Milanit bëtë të njëjtën gjë në 10 minuta”.

Jose Mourinho 2

“Të gjithë, askush nuk përjashtohet. Dua të di pse për dy vite jeni treguar të vegjël ndaj të mëdhenjve. Nëse jemi të vegjël, gjyqtarët na trajtojnë si të vegjël. Ata e trajtojnë Romën si fëmijë. Interi është një super skuadër, ju i kishit përballë dhe në vend që të gjenit motivimin e duhur, dhjetë në brekë”, ishin fjalët e Mourinhos.

Tutje Special One ka shpërthyer edhe më shumë ndaj lojtarëve të tij, duke thënë se kanë mungesë të topeve dhe mungesë personaliteti.

Ai i ka sugjeruar futbollistëve të tij që të shkojnë në Serie C të luajnë ku nuk do të përballen me skuadra të mëdha.

“E meta më e madhe e një mashkulli është mungesa e topeve, mungesa e personalitetit. Keni frikë nga lojëra të tilla? Atëherë shkoni e luani në Serie C, ku nuk do të gjeni kurrë skuadra me kampionë, stadiume të shkëlqyera, presionin e futbollit të madh. Ju jeni njerëz pa tope. Gjëja më e keqe për një mashkull”, i ka thënë Mourinho futbollistëve të tij menjëherë pas humbjes me Interin.

uid 92a1edf47e9088179ca0723437f2f8991644143615890 width 1200 play 0 pos 0 gs 0 height 678 jose mourinho i nicolo zaniolo po czerwonej kartce dla pomocnika fot getty

Pas 24 xhirove në Serie A, Roma zë vendin e shtatë në tabelë me 39 pikë të tubuara, ku kanë marrë 12 fitore, tri barazime e nëntë disfata. /Telegrafi/

telegrafi sport app