Zaza sjell në treg këngën "Angel"
Zaza tashmë është bërë një emër i njohur për audiencën e gjerë.
Artisti në fjalë përmes projekteve unike ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjellë në treg këngën e tij më të re.

"Angel" mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Mixey.
Sikurse edhe në shumicën e projekteve të tjera, Zaza është ai që shkruan tekstet e tij.

Vlen të përmendet se që në minutat e para, "Angel" është pritur mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































