Sulmuesi italian, Simone Zaza mund të rikthehet në kampionatin Italian vetëm gjashtë muaj pasi u transferua në Ligën Premier.

Italiani iu bashkua West Ham Unitedit nga Juventusi por nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij me skuadrën londineze.


Kështu për të mund të ndodh një rikthim në Serie A qysh në afatin kalimtar të janarit.

Është skuadra e Napolit që po kërkon me ngulm shërbimet e tij, pas lëndimit të sulmuesit polak Milik.

25-vjeçari mund t’i bashkohet Napolit si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app