LAJMI I FUNDIT:

Zeqiri: Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin një sërë pozicionesh kyçe në shtet si forcë e parë opozitare

Zeqiri: Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin një sërë pozicionesh kyçe në shtet si forcë e parë opozitare

Arben Zeqir nga Fronti Europian thotë se paritë maqedonase përmes ndihmës së VLEN, në Komisionin Shtetëror Zgjedhor po përpiqen që të marrin dy deputetë nga Fronti Europian për të zbutur dallimin mes Frontit dhe VLEN, por edhe për largimin e Frontit nga pozita e fuqisë së dytë politike në vend pas OBRM-PDUKM-së.

Zeqiri thotë se e gjithë kjo po bëhet për t’ia parandaluar marrjen e posteve që do i takonin Frontit Europian si parti e parë në opozitë.

“Nëse koalicioni qeveritar do të bëhej mes OBRM-PDUKM dhe VLEN, atëherë Fronti Europian do të ishte forca e dytë politile në vend, gjeqësisht forca e parë opozitare në vend. Me këtë pozicion, Frontit që udhëhiqet nga shqiptarët do t’i takonin një sërë pozicionesh kyçe në shtet. Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe dy anëtarët e KSHZ nga opozita do t’i takonin Frontit Europian, ndërsa vetëm një anëtar LSDM-së.


Prokurori i shtetit zgjidhet me propozim të forcës së parë opozitare, gjeqësisht Frontit Opozitar. Me komisionet parlamentare kyçe që udhëheq forca e parë opozitare do të udhëhiqte Fronti Europian. Drejtori i Radio Televizionit të Maqedonisë do të zgjidhej me propozim të Frontit Europian. Postet kyçe në Agjencinë për Komunikime Elektronike, Agjencionin Rregullator për Energjetikë, Agjencinë për shërbime audio dhe audio-vizulese dhe shumë agjencione dhe trupa rregullatorë me peshë, do të zgjidheshin me propozim të forcës së parë opozitare, gjeqësisht Frontit Europian.

Janë dhe një listë e gjatë pozicionesh që do të duhej ti drejtonin shqiptarët, por më e rëndësishmja që në takime të liderëve, Këshillin për Siguri Shtetërore dhe të ngjashme, rolin e bartësit të opozitës në vend do të duhej ta udhëheq njëri nga liderët shqiptar të Frontit Europian”, shkruan Zeqiri.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori