LAJMI I FUNDIT:

“Zaniolo i përsosur për Piolin”, Crespo këshillon Milanin

“Zaniolo i përsosur për Piolin”, Crespo këshillon Milanin

Ish-sulmuesi i Milanit, Hernan Crespo ka thënë se mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo, do të ishte i përsosur për formacionin e Stefano Piolit, por duhet të përshtatë mentalitetin e tij.

Sipas raporteve të fundit, italiani është në listën e dëshirave të kuqezinjve për transferimin e verës dhe Crespo ka thënë se do të përmirësonte ish-klubin e tij.

I pyetur nga Gazzetta dello Sport se si Zaniolo do të përshtatej me Milanin, Crespo nuk hezitoi t’i jepte komentet e tij.


Roma nuk e ka ndërmend ta mbajë Zaniolon, i cakton çmimin e largimit
Lexo po ashtu Roma nuk e ka ndërmend ta mbajë Zaniolon, i cakton çmimin e largimit

“Vërtet mirë. Në krahun e djathtë do të ishte si qershia mbi tortë. Megjithatë…”, ka thënë fillimisht Crespo.

“Milani i Piolit fitoi Scudetton sepse kishte një shpirt ekipor fantastik, sepse të gjithë e ndihmonin njëri-tjetrin dhe kështu i kapërcenin vështirësitë”.

“Zaniolo, nëse me të vërtetë e merr Milani, do të duhet të përshtatet me këtë frymë. Ai do të duhet të përshtatet me Milanin, jo anasjelltas”.

“Ai do të duhet të tregohet i gatshëm për të ndjekur kundërshtarët, i gatshëm për të rifituar topin, agresiv në presing. Për të, do të ishte një kërcim në cilësi që do ta ndihmonte të arrinte nivelin e tij”, përfundoi argjentinasi.

Zaniolo shpërtheu në skenë me një sezon super gjatë 2018/19 me Romën në moshën 19-vjeçare. Megjithatë, ai më pas pësoi lëndime të rënda në gju, të cilat e penguan zhvillimin e tij.

Roma mposht Feyenoordin, fiton Ligën e Konferencës në Tiranë
Lexo po ashtu Roma mposht Feyenoordin, fiton Ligën e Konferencës në Tiranë

Ai duket se e ka rikuperuar këtë sezon dhe, të mërkurën, shënoi golin fitues në finalen e Ligës së Konferencës kundër Feyenoordit.

Crespo kaloi një sezon me Milanin, më 2004/05, ku shënoi dy gola në finalen e Ligës së Kampionëve, kur kuqezinjtë hodhën epërsinë 3-0 për të barazuar dhe humbur në penallti ndaj Liverpoolit në Stamboll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori