Nicolo Zaniolo është larguar nga Roma dhe tanimë është një futbollist i gjigantit turk Galatasaray.

Sulmuesi italian iu bashkua skuadrës së madhe nga Stambolli për 16,5 milionë euro, plus 13 milionë të tjera që do t'i shkojnë Romës në formë bonusesh.


23-vjeçari qëndroi te Roma për një periudhë prej katër vite e gjysmë, teksa në 128 ndeshje zyrtare shënoi 24 gola dhe dhuroi 18 asistime.

Fundi nuk ishte i mirë mes tij dhe Romës, por Zaniolo do të vazhdoj ta mbajë në zemër klubin nga kryeqyteti italian.

Zaniolo 3

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Zaniolo ka thënë se për të ka qenë një nder ta vesh fanellën e Romës, derisa do të jetë përjetësisht falënderues.

“Kur mbërrita te Roma, më pritën si të isha në shtëpi. Ky kub më rriti dhe më dha një mundësi, të cilën u përpoqa ta shfrytëzoj në maksimum, duke luftuar për këto ngjyra dhe djersitur fanellën që vishja".

"Ky udhëtim është përbërë nga emocione unike, ku më i madhi ishte padyshim ai i 25 majit në Tiranë, ai gol, ajo kupë e gjitha e jona".

"Janë thënë shumë gjëra, por tani që jemi ndarë, jam unë që dua të them diçka. Ishte një nder. Jam përjetësisht falënderues”, shkroi Zaniolo. /Telegrafi/

telegrafi sport app