Roma ka shkaktuar befasinë më të madhe javë më parë, sa i përket emërimit të trajnerit.

Edhe pse nuk ishte flitur në asnjë moment, Jose Mourinho u zyrtarizua si trajner i ri i Romës për edicionin e ri.


Me zyrtarizimin e Mourinhos, gjiganti italian pret të bëjë përforcime të mëdha dhe synon që të luftojë për trofe edicionin e ardhshëm.

Për ardhjen e teknikut portugez te Giallorosët ka folur edhe ylli i kësaj skuadre, Nicolo Zaniolo i cili tanimë është shëruar nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për një periudhë thuajse një vjeçare.

"Të gjithë jemi të entuziasmuar për ardhjen e Mourinhos te Roma. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm që ka fituar shumë tituj dhe ne të gjithë jemi të etur për t'i treguar se sa vlejmë".

IM Nicolo Zaniolo 3 1

"Për mua personalisht është një nder të punojë me të dhe mezi pres që t'ia fillojë", tha Zaniolo.

Ai foli edhe për rikthimin e tij në fushë, derisa thotë se mbështetja e tifozëve të Romës po e bëjnë atë më të fortë.

"Mbështetja që tifozët më japin është e pabesueshme, nuk kam ndonjë fjalë për t'i falënderuar sa duhet. Një tifoz i imi, Lorenzo, më shkruan çdo ditë dhe po numëron ditët kur do të kthehem në fushë. Tifozët e Romës janë të jashtëzakonshëm", përfundoi Zaniolo.

Talenti i madh italian i Romës ishte i pafat, pasi kishte lënduar ligamentet në dy këmbët, me lëndimet që thuajse e mbajtën dy vite jashtë fushave. /Telegrafi/

telegrafi sport app