Zanetti: Totti, perandori i fundit i Romës

Javier Zanetti është një ndër emrat e mëdhenj të futbollit që e kanë nderuar ikonën e Romës, Francesco Totti.
Legjenda e futbollit italian po e përfundon karrierën e tij 25 vjeçare me të vetmin klub dhe po përshëndetet anekënd botës.
Në këtë listë nuk mungojnë as emrat që dikur i kishte kundërshtarë të flaktë.
Njëri prej tyre është ish-kapiteni legjendar i Interit, i cili aktualisht ushtron postin e zëvendëspresidentit të Nerazzurrëve.
“I dashur Francesco, do t’u mungosh të gjithë dashamirëve të këtij sporti! Të përgëzoj për gjithçka që ke dhënë, perandori i fundit i Romës!”, ka shkruar Zanetti në Twitter. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
28/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































