LAJMI I FUNDIT:

Zaevit i mungon edhe një deputet për të siguruar shumicën e nevojshme prej dy të tretave

Zaevit i mungon edhe një deputet për të siguruar shumicën e nevojshme prej dy të tretave

Vazhdojnë përpjekjet e kryeministrit Zoran Zaev ta arrijë numrin e 80 deputetëve për ndryshimin e Kushtetutës.

Sipas “A1on”, kryeministri deri nuk e ka shumicën e nevojshme. 79 deputetë janë të gatshëm të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe mungon një deputet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Panço Minov dhe Liljana Popovska do të votojnë pozitivisht si dhe tetë deputetët nga grupi i pavarur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni. Problemi është te dy deputetët nga Lëvizja Besa nga krahu i Bilall Kasamit.


Deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli janë kryesorët ku varen përpjekjet një vjeçare të Zoran Zaevit për të arritur marrëveshje për ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës me qëllim anëtarësimit të Maqedonisë  në NATO dhe fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Frçkovski: Lëvizja Besa sulmon identitetin e maqedonasve
Lexo po ashtu Frçkovski: Lëvizja Besa sulmon identitetin e maqedonasve

Kryeministri është ende në bisedime për formulim teknik për shtetësinë, por megjithatë ishte i qartë se shtetësia duhet të mbetet “maqedonase’, por po kërkohet formulim ku do të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranuar për karakterin multietnik të vendit.

Nëse nuk arrin të sigurojë shumicën, Zaev njoftoi mbledhje në Këshillin Drejtues të LSDM-së dhe dhënien e përgjegjësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori