LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Scaparrotti: Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë

Zaev-Scaparrotti: Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë

Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë – do të ketë efekte pozitive të mëdha për sigurinë dhe prosperitetin e rajonit më të gjerë, thanë sot Kryeministri Zoran Zaev dhe Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti në takimin e sotshëm në Shkup.

Zaev shprehu falënderime për ftesën në Aleancën veri-atlantike, duke theksuar se ky vendim i rëndësishëm i bashkëpunëtorëve të NATO-s tregon se Aleanca është e fuqishme dhe e përkushtuar në politikën e dyerve të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Duke potencuar se ftesa për anëtarësim në NATO është arritje historike dhe satisfaksion për punën e vazhdueshme dhe besimin e të gjithë qytetarëve, institucioneve, partive politike dhe shoqëria në përgjithësi, Zaev tha se përkrahja e gjerë nga opinioni nga të gjithë bashkësitë etnike për aspiratën e Maqedonisë.

Scaparrotti: Maqedonia ka të ardhme të ndritur (Video)
Lexo po ashtu Scaparrotti: Maqedonia ka të ardhme të ndritur (Video)

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, i cili me delegacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Republikë së Maqedonisë, e udhëhequr nga Ministrja e Mbrojes Radmila Sheqerinska në “Ilinden”, Kryeministrit Zaev ju drejtua me fjalë lavdëruese për pjesëtarët e ARM-së, duke vlerësuar se kanë treguar gatishmëri dhe disiplinë të duhur të NATO standardeve dhe procedurave.

Në takim u bisedua se nënshkrimi i marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është shembull pozitiv për gjithë rajonin të Evropës jug-lindore, për zgjidhjen e kontesteve të hapura, për zhvillimin e marrëdhënieve ndër-fqinjësore, që kontribuon në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe siguron zhvillim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori