LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk është i mjaftueshëm Raporti, ata presin nga Evropa ta përmbushë detyrën e vet

Zaev: Për qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk është i mjaftueshëm Raporti, ata presin nga Evropa ta përmbushë detyrën e vet

Në dy vjetorin e formimit të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev theksoi rezultatet që kanë arritur gjatë kësaj periudhe duke veçuar ndryshimet e e vërtetuara edhe në Raportin e KE-së për përparimin e Maqedonisë së Veriut.

Zaev tha se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin nga Bashkimi Evropian datë për nisjen e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Detyrat që i përmbushi qeveria, tha kryeministri Zaev, sollën ndryshime të mëdha siç është ç’kapja e shtetit, procesi i deinstalimit të regjimit dhe integrimi i vendit si shembull që shndrit në Ballkan.


“Të paktën kështu thonë evropianët në Rarpotin ef undit për përparimin e vendit, por Raporti nuk është i mjaftueshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Është koha ta përmbushë detyrën e vet para evropianëve të vet. Maqedonasit, shqiptarët, serbët, vllahët, turqit, romët, Boshnjakët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut janë evropianë. Evropianët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut presin lëvizje të qartë nga Bashkimi Evropian”, tha Zaev.

Ai përmendi se për dy vite është zgjidhur kontesti me Greqinë dhe më herët me Bullgarinë.

“Detyra jonë është ta mbrojmë identitetin maqedonas. E mbrojtën, e vërtetuan dhe e përforcuam”, tha Zaev.

Në forumin e organizuar fjalim kishte zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministrat Bujar Osmani, Oliver Spasovski dhe Koço Angjushev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Veliaj paraqitet në Gjykatën e Posaçme, mbështetësit e duartrokasin

Lajme
Kalo në kategori