Në një konferencë për shty ish-kryeministri Zoran Zaev tha se ka ardhur koha që politikanët të mbajnë duart larg gjyqësorit.
Ai edhe njëherë rekomandoi se me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike është vendosur baza e drejtësisë joselektive.
“Me këtë ligj garantohet që politikanët të mos bëjnë zgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve. Tani ka ardhur kohë tjetër kur politikanët duhet t’i mbajnë duart larg gjyqësorit”, tha Zaev.
Ai tha se OBRM-PDUKM nuk votoi për shtet të së drejtës, ata janë të vetmit që kundërshtuan drejtësinë.
“Mickoski bëri gjithçka që të pengojë miratimin e këtij ligji dhe të mbrojë Gruevski, por nuk ia arriti”, tha Zaev./Telegrafi/