LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Gerberich: Mbështetje konstruktive dhe përkushtim i Maqedonisë së Veriut për integrimet evropiane

Zaev-Gerberich: Mbështetje konstruktive dhe përkushtim i Maqedonisë së Veriut për integrimet evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u takua me delegacionin e Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, në përbërje të përfaqësuesit special për Evropë Jug-lindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, ambasadori Kristian Hellbah, ambasadori Tomas Osovski, përfaqësues special për politikat e BE-së dhe ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Thomas Gerberich.

Kryeministri Zaev, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO i theksoi marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet dy vendeve me interes të ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Me Marrëveshjen e Prespës treguam se me dialog të vërtetë është e mundur zgjidhja e problemeve ndërkombëtare në Ballkan. Zbatimi i Marrëveshjes me Republikën e Greqisë dhe mbështetjen që e kemi është motivim i fuqishëm për realizimin e qëllimit tonë, anëtarësimi në NATO dhe fillimi i procesit të negociatave me BE-në”, theksoi Kryeministri Zaev.


Në takim u bisedua për përfitimet e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe përkushtimi për krijimin e raporteve të mira me të gjithë fqinjët dhe u konstatua se ky është mesazh i fortë, që rajoni i Ballkanit mund të jetë bartës i paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Njëkohësisht, u konfirmua mbështetja e fortë e Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimi i Qeverisë për politikat konstruktive, nëpërmjet të cilave zgjidhen çështjet e rëndësishme të shtetit dhe qytetarëve të saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori