Një i ri që kishte braktisur studimet në universitet, sot është bërë një prej njerëzve më të pasur në Australi – duke fituar miliona dollarë duke postuar klipe të vetes në YouTube derisa luan video-loja të ndryshme.

25-vjeçari Lachlan Power nga Brisbane, fiton të paktën 2.4 milionë dollarë në vit, jeton brenda një apartamenti 4.4 milionë dollarësh me pamje nga lumi dhe vozit Tesla X që kap vlerën e 200 mijë dollarëve, transmeton Telegrafi.


Ai madje së fundmi raportohet se ka qenë në lidhje me modelen e famshme Morgan Krizmanich. Power konsiderohet si YouTuberi i gjashtë më i suksesshëm në Australi sa i përket numrit të abonuesve - me mbi 14.6 milionë dhe ka një bashkëpunim me kompani të mëdha si Samsung dhe Disney.

1 254

I biri i kryetarit të Logan, Darren Power, ky i ri kishte vështirësi të ambientohet në pjesën jugore të Brisbane së bashku me prindërit dhe tre vëllezërit. Por gjithçka ndryshoi në vitin 2014, kur filloi biznesin e tij në YouTube duke postuar video të lojës Fortnite që disa vite më vonë u bë shumë e popullarizuar.

2 70

Kështu kanali i tij zyrtar në YouTube “shpërtheu” nga abonentët e shumtë dhe prej asaj kohe ai nuk ka të ndalur. Madje filloi linjën personale të veshjeve Power by Lachlan dhe ka marrëveshje të ndryshme me kompani si The Pokemon.

3 52

Këtë biznes e çoi në një nivel tjetër – duke e ndihmuar të blejë shtëpi luksoze me pamje nga uji, e familjes i dhuroi një vilë prej 4.4 milionë dollarëve që ka dy pishina gjigante.

4 40

Ai gjithashtu ka prona tjera në Cornubia që përfshijnë edhe fusha basketbolli, pishina, bare dhe kinema private, të cilën e barti në emër të tij kur ende nuk i kishte 20 vjet.

5 35

Ky milioner nga Australi, vozit veturën elektrike Tesla e cila kap vlerën e 200 mijë dollarëve, e që ka elemente të punuara me porosi siç janë targat “BANTER”.

7 14

Sidoqoftë, milionat, jeta luksoze dhe pronat e shumta duket se i janë mërzitur këtij të riu, pasi në një intervistë të dhënë së fundmi ka deklaruar se është lodhur nga e puna e YouTuberit. /Telegrafi/

8 17

9 12

10 11

11 14