YouTube do të kufizojë ekspozimin e adoleshentëve ndaj videove rreth peshës dhe fitnesit
YouTube do të ndalojë rekomandimin e videove për adoleshentët që idealizojnë nivele specifike fitnesi, peshë trupore ose veçori fizike, pasi ekspertët paralajmëruan se një përmbajtje e tillë mund të jetë e dëmshme nëse shikohet në mënyrë të përsëritur.
Bëhet e ditur se platforma do të lejojë që videot me përmbajtje të tilla të shikohen nga persona 13 deri në 17 vjeç, por algoritmi nuk do t’i shtyjë ata në përmbajtje tjera të ngjashme.
Aplikacioni tha se një përmbajtje e tillë nuk i shkel udhëzimet e saj, por shikimi i përsëritur i këtyre videove mund të ndikojë në mirëqenien e disa përdoruesve.
Shefi global i shëndetësisë i YouTube, Dr Garth Graham, tha: “Ndërsa një adoleshent po zhvillon mendime rreth asaj se kush janë standardet e tij, konsumi i përsëritur i përmbajtjes që përmban standarde të idealizuara mund t’i bëjë disa të formojnë bindje negative për veten e tyre”.
Edhe ekspertët në komitetin këshillues për të rinjtë dhe familjet kanë këshilluar se disa kategori që mund të jenë “të padëmshme” si një video e vetme, mund të jenë “problematike” nëse shikohen në mënyrë të përsëritur, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Siç raportohet, udhëzimet e reja, të prezantuara tani në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, zbatohen për përmbajtjen që: idealizon disa tipare fizike mbi të tjerat, si rutinat e bukurisë për ta bërë hundën tuaj të duket më e hollë; idealizon palestrën ose peshën trupore, të tilla si rutinat e ushtrimeve që inkurajojnë ndjekjen e një pamjeje të caktuar; ose inkurajon agresionin social, siç është kërcënimi fizik.
YouTube nuk do të bëjë më rekomandime të përsëritura për ato tema për adoleshentët që kanë regjistruar moshën e tyre në platformë si përdorues të regjistruar.
Korniza e sigurisë tashmë është prezantuar në SHBA.
“Një frekuencë më e lartë e përmbajtjes që idealizon standardet ose sjelljet jo të shëndetshme mund të theksojë mesazhe potencialisht problematike – dhe ato mesazhe mund të ndikojnë në mënyrën se si disa adoleshentë e shohin veten”, tha Allison Briscoe-Smith, klinike dhe këshilltare në YouTube. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk thotë se të gjitha të dhënat njerëzore për trajnimin e AI janë ‘shteruar’ - çfarë propozon ai?
Meta nën akuza për shkelje të të drejtave të autorit
Youtuberi rus për një sfidë e la të dashurën e tij pa rroba në të ftohtin e Moskës dhe vdiq e ngrirë gjatë një transmetimi direkt
Fortnite rikthehet në telefonat Android dhe disa iPhone pas katër vitesh
Lenovo prezanton laptopin e parë në Android
Ky vend ka internetin më të shpejtë në Ballkan - ku renditet Kosova?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles