LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit ka ‘frikë’ ta godasë topin me kokë pas eksperiencave të mëparshme

Ylli i Real Madridit ka ‘frikë’ ta godasë topin me kokë pas eksperiencave të mëparshme

Real Madridi nuk ka frikë që të luajë me topa brenda zonës, por këtë sezon ka pasur një mungesë të krosimeve nga thellësia. Kjo për shkak se loja e tyre nuk ka qenë shpeshherë në nivelin e duhur, thënë më saktë e mbrojtësve të krahut. 

Vitin e kaluar ‘Los Blancos’ i dhanë lamtumirën Joselu Matos, i cili pati një sezon të shkëlqyer duke shënuar 17 gola dhe duke bërë tri asistime. 

Aftësia e tij për të shënuar me kokë ishte një armë për Carlo Ancelottin dhe shpesh nga kjo kishte përfituar dhe Jude Bellingham me lëvizjet e tij gjithashtu. 


Tani me Endrick Felipe dhe Kylian Mbappe si opsione në qendër të sulmit, madrilenët janë fokusuar në një mënyrë tjetër të ndërtimit të aksioneve. 

Real Madridi i konsideron Leaon dhe Gyokeres si zëvendësues të Vinicius Jr
Lexo po ashtu Real Madridi i konsideron Leaon dhe Gyokeres si zëvendësues të Vinicius Jr

Ata nuk janë të shquar as për gjatësinë e tyre por as për aftësinë për të shënuar me kokë.  

Sipas një raportimi nga Diario AS, dobësia e Mbappes në lojën në ajër vjen për shkak të frikës së tij për ta goditur topin me kokë. 

Më parë ai kishte pësuar tronditje në karrierën e tij në Francë gjatë vitit 2016 kur ishte pjesë e Monacos, gjë që rriti shkallën e kujdesit tek sulmuesi francez. 

Një vit e gjysmë pas përplasjes së tij të parë, e njëjta ndodhi sërish dhe Mbappe nuk e pëlqeu që ta godasë topin me kokë që prej atëherë. 

Verën e kaluar gjatë Euro 2024, Mbappe luajti gjithashtu me maskë pasi kishte thyer hundën, diçka që ia vështirësoi atij frymëmarrjen. 

Mbappe ka 23 gola të shënuar në 35 ndeshje këtë sezon, por asnjëri nga ta nuk është shënuar me kokë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga
Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

Lewandowski bëhet lojtari i parë i Barcelonës që nga Messi që arrin një rekord të jashtëzakonshëm golash

La Liga
Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Eddie Howe, legjenda e Bournemouth që bëri histori me Newcastle

Premier League
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Kalo në kategori