Seriali “The Queen’s Gambit”gjatë vitit që lamë pas theu rekorde të shumta.
Edhe pse ende nuk janë bërë plane për sezonin e dytë, ylli i serialit, Anya Taylor-Joy, ka ofruar ide të shumta, shkruan Daily Mail.
Në prodhimtari ajo njihet si Beth Harmon, një lojtare e shahut, e cila lundron në aftësitë e saj me pilula dhe alkool.
Duke folur për Deadline ajo është shprehur se ka ide për sezonin e dytë, ani pse ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë.
“Do të ishte shumë mirë të shihnim se si është Beth sikur nënë, tani që ajo është e kthjellët, duke tentuar t’i largojë të këqijat nga vetja”, është shprehur ajo.
Tutje Joy shtoi: “Është e mrekullueshme të shohësh se si njerëzit dëshirojnë një sezon të dytë, sepse ne kurrë nuk e kemi menduar këtë”.
Vlen të përmendet se aktorja është nominuar këtë javë në ‘Golden Globes’, ‘SAG’ dhe ‘Critics’ Choice Awards”. /Telegrafi/