Ylli i Manchester City, Ilkay Gundogan është bërë baba për të parën herë.

Bashkëshortja e tij Sara, 27 vjeç, e ndau lajmin në rrjetet sociale mbrëmjen e së mërkurës, disa orë pasi ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë.


Ajo ndau foto të të dyve duke mbajtur Kais pranë një fotografie të adhurueshme të foshnjës së porsalindur, shkruan The Sun.

5b841884 446e 4a12 923b 5063892672e0 Foto: Instagram

"Dashuria jonë është këtu. Kais Gündoğan 15.03.23", shkroi ajo.

Llogaria zyrtare e Man City reagoi ndaj postimit duke shkruar: "Urime".

NINTCHDBPICT000803402530 Foto: Instagram

Modelja dhe prezantuesja televizive, Sara zbuloi në nëntor se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Gundogan. Kjo erdhi pasi dyshja u martuan pesë muaj më parë.

Gundogan , 32 vjeç, është i preferuari i tifozëve në Etihad Stadium pasi fitoi katër tituj të Premier League me klubin.

f667f374 79de 4c86 bedb 5ea2248ff02d Foto: Instagram

Megjithatë, ai është duke u lidhur shumë me një largim nga Man City gjatë verës pasi atij i skadon kontrata në fund të sezonit.

Barcelona mësohet se ka folur me mesfushorin gjerman teksa ata po përpiqeshin të arrinin një marrëveshje.

Atletico Madrid, Galatasaray dhe Juventus janë konsideruar gjithashtu si destinacione të mundshme për ish-lojtarin e Borussia Dortmund. /Telegrafi/

93425aaa 4562 42d6 86f2 741b34f40eda Foto: Instagram