LAJMI I FUNDIT:

Ylli ka fituar në vazhdime ndaj Vëllaznimit

Ylli ka fituar në vazhdime ndaj Vëllaznimit
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka mundur Vëllaznimin 87-74 (20:17, 20:14, 21:14, 9:25, 17:4), në kuadër të javës së pestë të Prince Caffe Superligës.

Loja ishte interesante, por vendasit e fillojnë më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por mysafirët kundërpërgjigjen në fund të çerekut të pare, duke ngushtuar shifrat në 20:17.

Skuadra kuqezi vazhdon me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 22:23, megjithatë, vendasit me një seri prej 5:0, sërish kalojnë në epërsi 27:23. Më pas zhvillohet lojë interesante, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:31.


Ylli e nisi furishëm pjesën e dytë, përkëtësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 22 pikë (54:32), kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 61:45. Në 10 minutat e fundit, Vëllaznimi nuk u dorëzua dhe afron shifrat në 66:64, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante.

Dramë u zhvillua deri në fund, kur Hortman i Vëllaznimit gjuan saktë nga 8 metra për tri pkë dhe barazon rezultatin në 70:70, 25 sekonda nga fundi. Ylli nuk shfrytëzoi aksionin e fundit dhe skuadrat shkuan në vazhdime. E, në vazhdime Ylli nuk lëshoi pe dhe fitoi në fund me rezultat 87:74.

Te Golden Eagle Ylli u dallua Valon Bunjaku me 19 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Christopher Hortman me 30 pikë, 19 kërcime e 7 asistime.

Golden Eagle Ylli ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi një fitore dhe katër humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori