LAJMI I FUNDIT:

Ylfete Fanaj nga Prizreni sërish rizgjidhet deputete në Parlamentin Kantonal

Ylfete Fanaj nga Prizreni sërish rizgjidhet deputete në Parlamentin Kantonal

“Jam shumë e gëzuar: me 6908 vota të fituara, kam arritur rezultatin më të lartë në qytetin e Lucernit dhe jam rizgjedhur (në Parlamentin e Kantonit). Kemi 3 vende më shumë (si parti SP) dhe të katër të zgjedhurit rishtas, janë femra. Gëzuar!”.

Këtë postim e ka bërë Ylfete Fanaj në Facebook, e cila fiton kështu në mënyrë bindëse mandatin e tretë në Parlamentin e Kantonit të Lucernit.

Më shumë se ajo kanë fituar katër kandidatë nga FDP, të gjithë nga zonat tjera të kantonit, jashtë qytetit të Lucernit.


Edhe partia e saj, SP ka shënuar një rezultat shumë të mirë, duke fituar tri vende më shumë në parlament. Nga ana tjetër, partitë e djathta, SVP, CVP dhe FDP të cilat janë zakonisht favorite në këtë kanton, kanë shënuar rënie të theksuar, me 7 gjegjësisht 4 dhe 3 vende më pak të fituara.

Fitoren më të madhe e ka realizuar Partia e Gjelbër (Grüne Partei) e cila ka dyfishuar numrin e vendeve në parlament: nga 7 sa i ka pasur deri tash, në 14.

Të kujtojmë: Ylfete Fanaj është prej tetë vitesh deputete në Parlamentin Kantonal ndërsa pak më vonë ajo është zgjedhur edhe shefe e Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate në këtë parlament, shkruan albinfo.

E lindur në vitin 1982 në Prizren dhe e ardhur në Zvicër në vitin 1991, Ylfete Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare që është zgjedhur në nivel asambleje komunale dhe kantonale në këtë vend. Ajo po ashtu është shqiptarja e parë e Zvicrës në përgjithësi, e zgjedhur shefe e një grupi parlamentar në çfarëdo niveli.

Fanaj është aktive në politikë prej një kohe të gjatë. Ajo, nga viti 2011 ka qenë deputete e Partisë Socialdemokrate në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Para kësaj ajo ka përfaqësuar po këtë parti në Asamblenë e qytetit të Lucernit.

Fanaj ka qenë femra e parë shqiptare në Zvicër, e zgjedhur në një parlament kantoni dhe asamble komune.

Për një kohë Ylfete Fanaj ka qenë edhe kryetare e organizatës Second@s në nivel të Zvicrës.

Ajo ka qenë dhe është shumë aktive në jetën shoqërore të shqiptarëve të Zvicrës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori