Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e transferimeve. Mbrojtësi gjerman 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace, fituesit e fundit të Kupës FA, kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Interit 32 milionë euro për Bisseck.


Interi e bleu qendërmbrojtësin në vitin 2023 nga Aarhus për vetëm 7 milionë euro dhe tani sheh mundësinë e një fitimi të madh kapitali, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2029.

Bisseck zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Interin, me 46 paraqitje në të gjitha garat. Ai u dallua për shkathtësinë në mbrojtje, forcën fizike dhe aftësitë e tij ajrore, duke debutuar së fundmi edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Crystal Palace nuk është i vetmi klub anglez i interesuar. Aston Villa e Unai Emery po kërkon gjithashtu të përforcojë mbrojtjen dhe e ka përfshirë Bisseck në listën e objektivave.

Interi vlerëson lojtarin rreth 35 milionë euro dhe vetëm një ofertë e afërt me këtë shumë mund të hapë derën për negociata. Në garë janë edhe West Ham dhe Tottenham, të cilëve iu bashkohet Palace me ofertën prej 32 milionë eurosh.

E ardhmja e Bisseck do të vendoset në javët e ardhshme dhe te Interi nuk përjashtohet mundësia që ai të shitet për të bërë një fitim të madh financiar. /Telegrafi/

telegrafi sport app